Gabimet që ju çojnë drejt dështimit

Gabimet që ju çojnë drejt dështimit


Të gjithë ankohen se nuk kanë kohë të mjaftueshme për të përfunduar të gjitha gjërat që do të donin të realizonin. Kryesisht një gjë e tillë shkaktohet nga keqmenaxhimi i kohës suaj. Shpesh njerëzit gabojnë, por në sipërmarrje këto gabime bëhen shkaktarë të dështimit. Ja cilët janë disa prej tyre:

Mendoni se ju mjafton koha që keni në dispozicion

Të gjithë ne ankohemi vazhdimisht se nuk kemi kohë të mjaftueshme në dispozicion për të përfunduar të gjitha gjërat që duam. Pjesërisht për një gjë të tillë një pjesë të mirë të fajit e kemi edhe vetë ne, sepse të gjithë e dimë që një ditë-natë ka 24 orë. Nëse për dikë një kohë e tillë është e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha objektivat që i ka vendosur vetes dhe për dikë tjetër ajo nuk është fare e mjaftueshme, atëherë me siguri personit që nuk i del koha duhet të mendojë se ka diçka që nuk shkon me menyrën sesi ai e menaxhon kohën dhe duhet të përpiqet që të gjejë mënyra të reja për t’ia dalë më së miri dhe për të përfituar sa më shumë nga koha që ka në dispozicion. Duke u ankuar vazhdimisht nuk do të ndihmojë që gjërat të zgjidhen, por në vend të kësaj filloni të mirë menaxhoni kohën tuaj.

Lexo: Dështimi, fjala që urrejmë të gjithë, por që na mëson kaq shumë gjëra

Jo gjithmonë kur punoni jeni produktivë

Të jesh i zënë me punë nga mëngjesi deri në darkë nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni edhe produktivë.

  • Përcaktoni gjërat të cilat janë të rëndësishme dhe që nuk mund të presin të realizohen më vonë.
  • Zbatoni një strategji organizative
  • Shmangni të gjitha shpërqendrimet
  • Nuk duhet të jeni perfekt
  • Shoqërohuni me njerëz të tjerë produktivë

Llogarisni kohën gabim dhe përqëndroheni më shumë në menaxhimin e kohës sesa në menaxhimin e detyrave

Mënyra më e mirë për të pasur sukses në një pikë të tillë është që ju të masni kohën që shpenzoni për detyrat që keni gjatë një ose dy javëve. Përbri çdo detyre ju duhet të shënoni kohën që ju duhet për një detyrë të caktuar, dhe në rast se ajo përsëritet ju duhet të dini paraprakisht sesa kohë ju merr realizimi i saj. Pjesa më e madhe e njerëzve, të cilëve nuk u mjafton kurrë koha për të përfunduar një detyrë të caktuar është se ata nuk përqendrohen në menaxhimin e kohës, por në menaxhimin e detyrave të ndryshme. Ndaj këshillohet që edhe ju mos gaboni në një pikë të tillë.

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0