Si të pranoni dështimin? - Business Magazine Albania

Si të pranoni dështimin?


Ne të gjithë i kemi dëgjuar këto citate motivuese, “Dështimi nuk është një opsion” ose “Dështimi nuk është kurrë përfundimtar” dhe ndonjëherë mund të jetë e lehtë për të shmangur dështimin me të gjitha kosot, kur në të vërtetë ne duhet t’a përqafojmë atë si një pjesë e jona.

Sigurisht këto shprehje mund të jenë të mira për t’u aplikuar në jetën tonë të përditshme, pasi ajo shërben si një kujtesë për qëllimin, për përsosmërinë dhe për të marrë veten kur rrëzohemi, por çfarë do të ndodhë në qoftë se ne e trajtojmë dështimin si mikun tonë më të mirë?

Çfarë do të ndodhte në qoftë se ne mësojmë t’a përqafojmë atë në vend që t’a poshtërojmë?

1. Ju vlerësoni majën më shumë kur keni goditur tokën

Pyesni çdo shef ekzekutiv, menaxher, njeri të famshëm, ose person të biznesit sesa dështime kanë duruar para se të arrinin qëllimet e tyre.

Nëse do të ishte e lehtë për të arritur kulmin e malit Everest, askujt nuk do t’i nevojiteshin vite për t’u trajnuar për të.

Askush nuk do të kishte nevojë për të përgatitur veten mendërisht dhe fizikisht për motin, nivelet e oksigjenit, ose peshën. Askush nuk do të akreditohej për të qenë personi që ka arritur të ngjitet në Everest, sepse arritja e majës do të ishte. . . e lehtë.

Kur ju jeni përballur me kritikat e anëtarëve të familjes dhe miqve, kur keni prekur konkurrencën e kompanive të tjera, kur keni investuar gjithçka dhe s’keni marrë asgjë në kthim, kur jeni përpjekur. . .

. . .dhe përpjekur. . .

. . .dhe përpjekur, për vite me radhë dhe në fund e realizoni atë, rezultatet janë më të ëmbla.

Procesi për të arritur në vijën e finishit mund të jetë torturues, por fitorja më e ëmbël vjen nga rruga më e vështirë.

2. Dështimi tregon se jeni përpjekur

Para krijimit të aeroplanit të parë, vëllezërit Wright projektuan biçikletën e parë. Ata mësuan se sa më të fuqishme e bënin biçikletën, aq më e vështirë ishte t’a manovroje atë.

Përfundimisht, ata projektuan biçikletën në një mënyrë që një person të balanconte peshën e trupit dhe ekuilibrin në mënyrë që të mbante kontrollin. Ata besonin se kjo teori mund të aplikohet për një makinë që mund të fluturojë dhe kështu e nisën marshimin për t’a provuar atë.

Sa herë që ata nisnin një prototip të ri, ata mbledhnin informacione dhe diagnostifikime që të vendosnin se pse nuk funksiononte dhe pse aeroplani dështonte në ajër.

Me çdo aksident, ata ishin një hap pranë krijimit të një aeroplani – i cili ka bashkuar botën, duke i bërë kulturat e huaja dhe “kufijtë” shumë më të lehtë për t’u bashkuar.

Duke i mësuar fëmijët që të vegjël, se është në rregull të dështosh, i përgatit ata për realitetin. Pasi fëmijët arrijnë shkollën e mesme apo edhe moshën madhore, ata e gjejnë të vështirë për t’u përballuar me dështimin thjesht sepse ata nuk ishin mësuar se edhe dështimi është pjesë e asaj me të cilën iu jeni bërë.

3. Ju fitoni kredibilitet

Ndërsa është e lehtë të thuhet se gjithçka do të jetë mirë, në thelb dështimi na mëson më shumë se nëse nuk do të kishim dështuar.

Kredibiliteti është arritur kur ju mund të thoni: “Po. Unë kam qenë atje më parë. Kam dështuar në atë zonë më parë. Por e mblodha veten dhe vazhdova të përpiqesha.”

Fshini duart tuaja, fshini njollat e gjakut nga gjunjët tuaj dhe vazhdoni të vraponi.

Vazhdoni të përpiqeni.

Vazhdoni të ushtroheni.

 

burimi: Motto

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0