Ka dy lloje njerëzish kur bëhet fjalë për mediat sociale: ata që pëlqejnë të ndajnë përmbajtje dhe ata që nuk e bëjnë këtë. Megjithatë, duke qenë se media sociale është në thelb falas dhe një mjet i fuqishëm që mund të rrisë të ardhurat, ka disa “zakone” që mund të ndihmojnë.
1. Krijoni një orar të arsyeshëm të mediave sociale
Pas një studimi të bërë Roxanne Klein është shprehur:
“Tre vjet më parë, pothuajse nuk postova në rrjetet sociale. Arsyet e mia për të mos postuar shpesh kishin të bënin me dembelizmin dhe pasiguritë. Kam kapërcyer si dembelizmin ashtu edhe pasiguritë personale dhe tani po postoj rregullisht. Jam në pikën ku mund të them sinqerisht se postimet e rregullta kanë ndihmuar biznesin tim.
Me rëndësi është që të bëni një postim për çdo ngjarje që merrni pjesë. Kur merrni pjesë në një ngjarje, përpos kohës janë edhe kostot pjesë e harxhimit. Nëse dikush nuk poston për një ngjarje, është një humbje e një mundësie. Postoni si përpara ngjarjes dhe pas saj.
Hapja e një biznesi i ri është një ide e mirë për t’u postuar, pasi i tregon botës se po zgjeroheni dhe po ndërmerrni sipërmarrje të reja. Nëse jeni në industrinë e shërbimeve, mund të postoni në një detyrë të re që keni. Ose nëse zotëroni një restorant dhe sapo keni marrë një biznes të ri për të përmbushur një ngjarje të rëndësishme, do të ishte mirë të postoni. Mbani mend, sa më personale t’i bëni postimet tuaja, aq më mirë do të priten.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.