Si të nisni  biznesin  tuaj  ndërkohë që jeni ende i punësuar? - Business Magazine Albania

Si të nisni  biznesin  tuaj  ndërkohë që jeni ende i punësuar?


Të qënit realist, rreth kohës dhe energjive që do t’ju duhen, është e rëndësishme, aq më tepër në kushtet kur ndodheni mes dy zjarreve: punës aktuale dhe pasionit që ju motivon që të keni një biznes tuajin. Ndaj për t’ju ardhur më tepër në ndihmë  sipërmarrësve të rinj që të mos hedhin hapa të gabuar, sugjerojmë disa këshilla të thjeshta ‘Si të nisni  biznesin  tuaj’.

Vlerësoni  kapacitetet tuaja  financiare

Një nga gjërat e para që duhet të bëni kur konsideroni të nisni biznesin tuaj, është të mbani  parasysh pozicioni tuaj  financiar. Sigurohuni që të keni disa para të ruajtura mënjanë për të përballuar kostot e startup-it, sado minimale. Gjithashtu mendoni edhe për pengesa të tjera që mund t’ju dalin rrugës, si logjistika, shitësit, marketingu, rrjeti i shpërndarjes (varet nga tiplogjia e produktit:mall apo shërbim) etj.

Ndërsa jeni në  një punë me kohë të plotë (full-time), nuk mund të  drejtoni një biznes i vetëm, kështu që detyra më e vështirë, është të gjenden njerëzit e duhur për të të ndihmuar, tek të cilët ti mund të kesh besim në iniciativën e ndërmarrë. Një kontabilist apo një avokat i mirë mund të të këshillojnë  me pjesën administrative edhe nëse ti nuk ke asnjë punonjës që punon për ty apo nuk ke ndërmend ta zgjerosh biznesin përtej zyrës tënde. Ka shumë rëndësi që ta menaxhoni biznesin tuaj me të njëjtën disiplinë ashtu si bizneset e mëdhaja.

Kontrolloni  marrëveshjet me punëdhënësin

Nëse keni firmosur ndonjë letër para se të nisnit punën full-time, duhet ta dinit se për çfarë po angazhoheshit,  apo jo? Disa ligje dhe marrëveshje mund të ndalojnë një punonjës për të filluar një biznes të tyrin nëse është i punësuar me orar të plotë. Nëse ka mospajtime ose konflikte me marrëveshjen tuaj aktuale, duhet të prisni derisa të jeni financiarisht më të qëndrueshëm për të lënë punën që keni që të nisni zyrtarisht biznesin tuaj.

Respektoni  kohën e punëdhënësit  tuaj por mos harroni  tuajën

Edhe nëse verifikoni se ligjërisht mund të hapni biznesin tuaj, ndërkohë që keni një kontratë pune me një punëdhënës, duhet ta respektoni orarin e punëdhënësit. Teksa punoni dhe kërkoni të ngrini biznesin tuaj, nuk do të kalojë pa u vënë re. Duhet të tregoheni të kujdesshëm që gjatë orarit zyrtar të punës të mos i dedikoni kohë startup-it tuaj apo të shfrytëzoni  burimet e kompanisë aktuale në ndihmë të biznesit.

Marrë nga një pikëpamje tjetër, të startosh një biznes të ri nuk është e lehtë, koha që do t’i kushtonit familjes apo miqve tuaj do të reduktohej. Kështu që, për sipërmarrësit e rinj një këshillë:

Bëni një “inventar  të imët“  të  balancës jetë-punë dhe kostove e benefiteve të  nisjes së një karriere të re. Nëse aspektet negative tejkalojnë ato pozitivet, mund të mos jeni duke marrë vendimin e duhur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0