Për të lehtësuar këtë proces, projekti Fin Rep, që ka objektiv kryesor rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit për pasqyrat financiare, ka realizuar një video tutorial, që u vjen në ndihmë të gjitha subjekteve që duhet ta bëjnë këtë depozitim.
Sipas udhëzimit mbi depozitimin në e-Albania, ju zgjidhni depozitimin për pasqyrat financiare, vitin të cilit i përket raporti. Më tej zgjidhni kategorinë dhe filloni të plotësoni formularin me të dhënat tuaja për vitin, nivelin e të ardhurave, xhiros, etj.
Lexo: Kompanitë shqiptare përmirësojnë pasqyrat e tyre financiare
Tek profili i audituesit ligjor, ju duhet të plotësoni formularin dhe të ngarkoni dokumentat e nevojshme. Për të gjithë këto dokumenta keni modelet e gatshme (template), të cilat mund t’i shkarkoni paraprakisht për t’i plotësuar.
Për një udhëzim më të saktë ndiqni videon : https://youtu.be/OHqaM3zhbSg
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto