Kompanitë shqiptare përmirësojnë pasqyrat e tyre financiare - Business Magazine Albania

Kompanitë shqiptare përmirësojnë pasqyrat e tyre financiare


Sipas dy vrojtimeve kombëtare të zhvilluara nga Deloitte Albania, ka një rritje të interesit të kompanive për të njohur “shëndetin” e financave të kompanive. Pasqyrat e sakta financiare do të rrisnin transaksionet e shitblerjes së kompanive.”

Bilancet reale të kompanive dhe raportimi financiar i tyre sigurisht që ende kanë mangësi në Shqipëri. Megjithatë, vitet e fundit, disa hapa janë bërë. Bankat nuk marrin më në konsideratë bilance jozyrtare, e po ashtu edhe institucionet. Në një takim të realizuar nga Deloitte Albania në bashkëpunim me New Media Communications, u prezantuan gjetjet e sondazhit kombëtar mbi “Rëndësinë e Raportimit Financiar në Shqipëri.” Në kuadër të projektit “Përmirësimi i Cilësisë së Raportimit Financiar”, Deloitte Albania bëri të ditur gjetjet e dy vrojtimeve të realizuara lidhur me përdoruesit dhe përgatitësit e raportimit financiar në vend.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 42 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

Nga anketa e përdoruesve, rezulton se është shtuar interesi për informacion edhe më të detajuar nga ana e kompanive. “44% e përdoruesve raportojnë se mungesa e shënimeve shpjeguese dhe të riskut është ndër mangësitë e raportimit financiar.” Ekspertët kontabël mendojnë se ky është një tregues pozitiv, pasi drejtuesit e bizneseve kanë uri për një raportim cilësor financiar. Kjo krijon premisat për përfshirjen e detajeve dhe nxit përmirësimin e vazhdueshëm të raportimit financiar. Jolta Kacani, përfaqësuese e Deloitte Albania, prezantoi disa nga gjetjet e raportit. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=CnpPVZQnqQU

Standardet në vend vlerësohet të jenë në përputhje me madhësitë e kompanive, ndërsa vlerësohet të ketë ende nevojë të përmirësohet implementimi i këtyre standardeve. Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi tha se, reforma në raportimin financiar është një parakusht për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e një ambienti konkurrues të të bërit biznes. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=m4mppmA9fFw

Si pjesë e përmirësimeve të vazhdueshme dhe zhvillimeve në profesionin e kontabilistit gjatë takimit u identifikuan sfidat me të cilat përballen kontabilistët dhe shoqëritë në Shqipëri.

Maksim Caslli, drejtues i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën theksoi se, “ndarja e menaxhimit nga pronësia në shoqëri do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së pasqyrave financiare. Fakti që në Shqipëri ka më shumë transaksione vitet e fundit, do të thotë se janë përmirësuar pasqyrat financiare të shoqërive.” Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=rObEDnl13vU

Përfaqësues të Bankës Botërore dhe SECO-s konfirmuan bashkëpunimin në të ardhmen për të mbështetur kompanitë në përmirësimin e mëtejshëm të këtyre standardeve.

Deniz Deralla, Drejtor i Mbikëqyrjes pranë Bankës së Shqipërisë, tha se bankat tregtare tashmë po punojnë vetëm me bilancet zyrtare të kompanive kur flitet për financim, apo transaksione të ndryshme. Ai ftoi edhe institucionet e tatim-taksave të përdorin të njëjtin standard në këtë drejtim. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=XQO2StQMoqs

Me përvojë në tregun e transaksioneve dhe shitjblerjes së kompanive, Mark Crawford, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se pasqyrat financiare janë të rëndësishme për sipërmarrësit dhe aksionerët e shoqërive. “Nëse nuk ka qartësi në pasqyrat financiare, blerësi do të paguajë më pak për shoqërinë.”

Për informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik në këtë drejtim është angazhuar edhe New Media Communications. Një plan i ndërtuar deri në fund të vitit të ardhshëm, parashikon të rrisë informimin e përdoruesve dhe përfituesve për rëndësinë e standardeve të larta të pasqyrave financiare. Strategjia e komunikimit në këtë drejtim do të jetë kryesisht online përmes platformave dixhitale si http://finrep.al/ dhe rrjeteve sociale.

Kliko për videon e eventit: https://www.youtube.com/watch?v=weuNd1WyaCg

/Artikulli u publikua më parë në faqen 42 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0