Si të ndërtosh besimin në biznes? 5 parimet kryesore nga Dr. Ada... - Business Magazine Albania

Si të ndërtosh besimin në biznes? 5 parimet kryesore nga Dr. Adam Bandelli

Besimi, një nga shtyllat kryesore të suksesit në biznes, nuk është diçka që imponohet, por që fitohet. Si mund ta kultivojmë këtë vlerë thelbësore, veçanërisht kur jemi në hapat e para të ndërtimit të një kompanie?

Pikërisht për këtë temë foli Dr. Adam Bandelli, psikolog organizativ dhe themelues i firmës konsulente “Bandelli & Associates”, në një intervistë për Foundr Magazine. Ai ka trajnuar liderë dhe sipërmarrës të nivelit të lartë dhe ka ndarë pesë parime të njohura si “5 C-të e Besimit”, të cilat janë kyçe për krijimin e një kulture që mbështetet mbi besimin.

Lexo gjithashtu: “ChatGPT na ka shpëtuar lidhjen”: Njihuni me çiftet që paguajnë AI për të “arbitruar” romancën e tyre!

Rruga e Bandellit drejt psikologjisë së biznesit nisi nga fushat e basketbollit. Si adhurues i Magic Johnson, Larry Bird dhe Michael Jordan, ai u frymzua nga arti i drejtimit dhe puna në ekip. Kjo e çoi të hulumtonte më thellë mbi aftësitë e lidershipit, duke studiuar sjelljen humane në mjedisin e punës. Me diplomë në psikologji organizative dhe një karrierë në konsulencë, ai krijoi një metodologji unike mbi “Inteligjencën Relacionale”, aftësinë për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie të forta në biznes.

5 C-të e Besimit

Sipas Bandellit, liderët më të suksesshëm nuk e imponojnë besimin, por e fitojnë atë. Kjo arrihet duke përvetësuar pesë parime thelbësore:

1-Kompetenca

A ke aftësitë dhe njohuritë e duhura për ta kryer punën?

2-Angazhimi

A je i përkushtuar ndaj vizionit dhe objektivave të organizatës?

3-Konsistenca

A paraqitesh vazhdimisht në punë me të njëjtën nivel profesionalizmi?

4-Karakteri

A vepron me integritet dhe etikë, duke qenë një shembull pozitiv për të tjerët?

5-Guximi

A ke kurajën të diskutosh temat më të rëndësishme dhe të vësh në diskutim vendimet e vështira?

Të pesta këto parime bazohen në dy elementë kryesorë, autenticiteti dhe qëllimi i qartë. Lidershipi i vërtetë nuk lidhet vetëm me inteligjencën emocionale, por edhe me krijimin e mjediseve të besueshme dhe të hapura për bashkëpunim.

Lexo gjithashtu: TikTok pritet të kalojë 30 miliardë dollarë pavarësisht një viti të komplikuar përpara

Mësimet për sipërmarrësit e rinj

Për ata që sapo nisin rrugën e sipërmarrjes, ndërtimi i një ekipi të suksesshëm varet nga vlerat që përfaqësojnë dhe nga aftësia për të krijuar një kulturë besimi.

“Liderët që janë të vetëdijshëm dhe të fokusuar në zhvillimin e stafit të tyre janë ata që arrijnë ta mbajnë ekipin e tyre të bashkuar dhe të motivuar”, thotë Bandelli.

Në fund të ditës, besimi nuk fitohet me fjalë, por me vepra. Për një lider, ai është valuta më e vlefshme në botën e biznesit.

foundR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0