Si të ndërtoni biznesin tuaj pa mediat sociale

Si të ndërtoni biznesin tuaj pa mediat sociale


Njerëzit po shpenzojnë mijëra, për të mos thënë miliona dollarë për të rritur numrin e ndjekësve në mediat sociale, duke u përpjekur të ndërtojnë një perandori.

Por këtu kemi të bëjmë me një problem, ata ndjekës nuk janë tuajt. Ata i përkasin platformës. Po sikur platforma të mbyllet? Çfarë ndodh me shpenzimet që keni bërë për të ndërtuar “perandorinë tuaj gjigante”?

Ekzistojnë tre mënyra të zgjuara për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe të fortë.

Ndërtoni listën tuaj

Ndërtoni një listë me kontakte email-i, jo me ndjekës.

  • Merrni email-et e klientëve
  • Merrni informacione nga eventet
  • Ndërtoni një bazë të dhënash me numrat e telefonit

Nuk është aq e thjeshtë, por ju mund të arrini tek njerëzit nëse keni një ide, shërbim ose produkt të ri për ta prezantuar. Më mirë akoma, njerëzit do të kenë një mënyrë të drejtpërdrejtë për t’ju shpjeguar juve nevojat e tyre. Siç tha Seth Godin në një podcast të fundit të Akimbo:

“Problemi me blerjen e ndjekësve të mediave sociale është se ata ndoshta nuk janë aq besnikë. Kërkoni për një zgjidhje të mesme.”

Vizitoni njerëzit

Lidhja personale është më e thellë se ajo sociale. Planifikimi i kohës për t’u lidhur me të tjerët ndërton diçka më të fortë se një marrëdhënie dixhitale, e cila është relativisht sipërfaqësore.

Merreni shembull Steve Jobs-in dhe shëtitjet e tij të famshme ose sipërmarrësit e tjerë legjendarë që hipnin në aeroplan vetëm për të dorëzuar një kontratë.

Koha është gjithashtu thelbësore për ndërtimin e një biznesi afatgjatë. Marrëdhëniet, jo transaksionet, janë ato që e mbajnë kompaninë tuaj të fortë.

Lexo: Si të zgjidhni partnerin e duhur në biznes?

Qëndroni vazhdimisht aktiv

Mënyra për të krijuar një biznes të qëndrueshëm është duke formuar një lidhjeje të drejtpërdrejtë me komunitetin. Tregoni për dështimet dhe për sukseset tuaja. Komunikoni me ta.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0