Si të motivoni ekipin tuaj kur janë në stres

Si të motivoni ekipin tuaj kur është në stres


Është e pamundur të eleminosh plotësisht stresin, ndonjëherë edhe stresi në të vërtetë mund të jetë pozitiv. Çështja kryesore është të krijoni një mjedis që i ndihmon punonjësit tuaj të performojnë dhe të mbeten produktivë. Është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh si udhëheqës. Më poshtë do të njiheni me 4 këshilla që ju ndihmojnë të motivoni ekipin tuaj kur është i stresuar:

 

  1. Trajnim për menaxhimin e kohës:

Sa të forta janë aftësitë tuaja për menaxhimin e kohës? Ju ndoshta dëshironi të keni pasur më shumë orë në ditët tuaja. Lajmi i mirë është që keni shumë mjete në dispozicionin tuaj. Ju mund të organizoni ose drejtoni trajnime për menaxhimin e kohës për ekipin tuaj. Ju ka ndodhur të kërkoni ndihmën e një eksperti, përveçse rasteve kur e konsideroni veten të kualifikuar sa duhet? Është e rëndësishme të ndihmoni ekipin tuaj, të vlerësojë aftësitë në menaxhimin e kohës. Investoni në një program për menaxhimin e kohës së ekipit, që edhe punonjësit të kuptojnë sesi t’i ndajnë detyrat e tyre. Kur u mësoni anëtarëve të ekipit aftësi të rëndësishme për menaxhimin e kohës, ju i fuqizoniata të marrin kontrollin e kohës së tyre. Ata janë më të motivuar për t’iu qasur punës me më pak stres dhe një ndjenjë më të fortë bindjeje. Kjo është kur udhëheqja juaj vërtetë shkëlqen.

Lexo: 9 shprehje për të përballuar stresin më mirë

  1. Rriteni profesionalisht ekipin tuaj:

Albert Einstein ka thënë: “Jeta është si të ngasësh biçikletën. Për të mbajtur ekuilibrin tuaj, duhet të vazhdoni të lëvizni”. Anëtarët e ekipit tuaj lulëzojnë kur mësojnë vazhdimisht. Kur ata mësojnë, qëndrojnë të motivuar. Si udhëheqës, përpiquni të kaloni sa më shumë kohë të jetë e mundur, duke ndihmuar ekipin tuaj të rritet dhe të mësojë. Një mënyrë e shkëlqyeshme për ta bërë këtë është të ndani detyrat tuaja. Vetëm sigurohuni që të keni kohën për të trajnuar anëtarët e ekipit dhe të kontrolloni ecurinë e tyre. Ju gjithashtu duhet të përcaktoni saktësisht ato që priten dhe kërkohen, përfshirë informacionin për kohën, burimet, piketa dhe dorëzimet. Kjo ka dy anë të mira: nga njëra anë, ju jeni në gjendje të përqendroheni më shumë duke menduar se si t’i drejtoni anëtarët e ekipit tuaj drejt suksesit. Nga ana tjetër, jeni në gjendje t’u jepni atyre një shans të marrin përgjegjësi të reja dhe të mësojnë aftësi të reja, në mënyrë që të përparojnë në karrierën e tyre.

  1. Nxitini pë pushime efektive

Dështimet në punë ndonjëherë shkaktojnë dëme të pariparueshme në mirëqenien e punonjësve. Të gjithëve u duhet kohë larg punës. Është e rëndësishme të inkurajoni punonjësit tuaj të marrin e nevojshme për pushime. Kjo duhet të nisë nga ju. Ju duhet të pasqyroni sjellje të shëndetshme. Gjithashtu, duhet të menaxhoni pritjet dhe të zvogëloni ngarkesat e punës në mënyrë që punonjësit të ndihen të qetë duke marrë kohë të lirë. Është e rëndësishme të shpjegoni se koha larg punës, mund t’i ndihmojë ata të kenë ide të reja dhe të kthehen në zyrë me energji, më pak të stresuar dhe më produktiv. Falë cilësive të neuroplasticitetit të trurit, lidhjet nervore duan kohë për të reflektuar, që mirëqenia e përgjithshme të rritet.

  1. Jepini prioritet komunikimit të qartë dhe të qëndrueshëm:

Punonjësit tuaj shohin tek ju shembullin e një udhëheqësi. Është e rëndësishme të jesh atje për ata dhe të kesh kontrolle të vazhdueshme. Ju duhet të siguroheni që ata të kuptojnë se çfarë pritet prej tyre dhe si do të vlerësohen. Anëtarët e ekipit tuaj duhet të dinë se puna dhe aftësitë e tyre janë mes objektivave më të rëndësishme të kompanisë. Kur vendosni një komunikim të fortë dhe të vazhdueshëm, zvogëlohet niveli i stresit. Ekipi ndihet më i sigurt sepse e kupton se çfarë pritet për suksesin e kompanisë. Kanalet e forta të komunikimit gjithashtu ndihmojnë në krijimin e një mjedisi, i cili rrit moralin dhe ul nivelin e stresit.

Lexo: Si të trajtojmë stresin në punë?

Ju keni përgjegjësi të krijoni një mjedis që minimizon stresin dhe i mundëson ekipit të qëndrojë i motivuar dhe të performojë në nivele të larta. Kur motivoni punonjësit, të gjithë ndihen më të përmbushur dhe të përkushtuar për misionin.

Ju jeni të gjithë në të njëjtin ekip, ndaj bëni këto katër hapa për të krijuar një mjedis pune më pak stresues për punonjësit tuaj.

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0