Si të merrni kontrollin mbi stresin dhe lodhjen emocionale - Business Magazine Albania

Si të merrni kontrollin mbi stresin dhe lodhjen emocionale

Si të merrni kontrollin mbi stresin dhe lodhjen emocionale

Reagimi ndaj stresit është jashtëzakonisht kompleks—duke përfshirë ndërveprime të ndërlikuara të neurotransmetuesve, hormoneve dhe sistemit imunitar, së bashku me faktorë psikologjikë si zhvillimi, perceptimi, përvojat e mëparshme dhe mënyrat e mësuara të reagimit.

Stresi dhe lodhja emocionale nuk zhduken vetë; përkundrazi, stresi kronik është i njohur për të shkaktuar shumë sëmundje, si në aspektin fiziologjik ashtu edhe psikologjik. Djegia emocionale është rezultat i stresit kronik të vazhdueshëm dhe të pamenaxhuar. Për ta trajtuar, nevojitet një plan specifik: Duhet ta menaxhoni atë.

Për të krijuar një plan të suksesshëm, së pari duhet të mendoni për faktorët bazë që çojnë në atë që quhet ‘burnout’ të shkaktuar nga stresi kronik, duke i analizuar nga tre aspekte kohore: proaktiv, bashkëveprues dhe retrospektiv.

Proaktiv — kjo nënkupton marrjen e hapave për të parandaluar që stresi të ndodhë që në fillim.

Bashkëveprues — kjo do të thotë të mësoni si të përballoni stresin kur ai ndodh në momentin e tij.

Retrospektiv — kjo përfshin vlerësimin e stresit pasi ka ndodhur dhe përcaktimin e mënyrave për ta trajtuar dhe shprehur atë.

Marrja parasysh e këtyre tre aspekteve kohore të stresit mund të jetë e dobishme për të mësuar më shumë rreth stresorëve tuaj të veçantë.

Lexo edhe: 9 zakone që duhen shmangur për një shëndet optimal të trurit

Pasi të keni identifikuar se kur ndodhin stresorët: a ndodhin tani, kanë ndodhur tashmë, apo mund të ndodhin në të ardhmen, është koha për të krijuar një strategji. Një metodë e lehtë dhe efektive është: Identifikimi, Përgatitja, Ekzekutimi dhe Rishikimi.

1. Identifikimi – Përcaktoni burimin e stresit që ndikon në sjelljen tuaj. Për shembull, nëse ndiheni të shqetësuar nga një koleg i padurueshëm, identifikimi dhe pranimi i këtij faktori stresant mund të jetë ndihmues në vetvete.

2. Përgatitja – Planifikoni veprime specifike për të zbutur efektet e stresit. Në këtë rast, mund të përpiqeni të shmangni kontaktin me kolegun, të prokupoheni në punë tuaj duke mos lënë hapësira të lira për të, ose të diskutoni drejtpërdrejt me të mbi mënyrën si ai ndikon te ju.

Opsionet janë të pafundme kur bëhet fjalë për menaxhimin e stresit, por çelësi është të merrni kontroll aktiv mbi atë që mundeni – duke iu referuar konceptit të kontrollit të brendshëm dhe vëzhgimit të vetvetes në mënyrat si ndikohet dhe si reagon nga ambienti i jashtëm.

3. Ekzekutimi – Planifikimi më i mirë nuk ka vlerë nëse nuk e zbatoni atë. Merrni planin tuaj dhe zbatojeni herën tjetër që ndodheni përballë stresorëve. Kjo do të forcojë ndjenjën tuaj të kontrollit dhe angazhimin aktiv.

4. Rishikimi – Në fund, shqyrtoni veprimet tuaja dhe vlerësoni nivelin e efektivitetit. Bëni ndryshime të nevojshme për të përmirësuar strategjinë tuaj.

Duke ndjekur këtë proces të thjeshtë, do të ndjeni lehtësim thjesht nga fakti që po përpiqeni të ushtroni kontroll mbi stresin tuaj. Shpresojmë që gjithashtu të gjeni një veprim që funksionon për ju! Dhe sigurohuni që të forconi vetëvlerësimin tuaj duke e pranuar faktin që morët masa për të përmirësuar një situatë të vështirë dhe nuk lejuat që stresorët t’ju kaplonin tërësisht qenien tuaj.

 

PsychologyToday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0