Si të maksimizoni jetën e baterisë së makinës tuaj elektrike, sipas shkencës

Si të maksimizoni jetën e baterisë së makinës tuaj elektrike, sipas shkencës


 

Bateritë me jone lithium janë heroinat e botës elektronike. Për jonet Li të makinës tuaj, temperaturat mund të jenë shumë të larta ose shumë të ulëta, por këto janë temperaturat e preferuara të joneve lithium.

Një raport i ri nga Universiteti i Miçiganit parashtron mënyrat më të mira për të mbajtur baterinë e makinës tuaj elektrike sa më të shëndetshme për kohën më të gjatë të mundshme. Me ndihmën e Responsible Battery Coalition, studiuesit përpiluan rekomandime duke analizuar raportet akademike dhe manualet e udhëzimit të automjeteve. Ata e përmblodhën studimin në 9 pika, të cilat mund t’i lexoni këtu.

Raporti është shumë i dobishëm për pronarët e makinave elektrike, por ai ka një mision më të lartë. Maksimizimi i jetës së një baterie makine ndihmon në kufizimin e ndikimit që kanë këto makina në mjedis. Kjo do të thotë më pak makina që dalin nga përdorimi dhe dërgohen në një proces riciklimi ende të materializuar. Nga ana tjetër, përsa i përket ciklit të prodhimit, kjo mund të reduktojë nevojën intensive për jonet Li, të cilët janë lënda e parë.

Lexo këtu: Makinat elektrike? Historia e tyre nuk është aq e re sa mund të mendoni

Shumica e rekomandimeve fokusohen tek mënyrat sesi të mbani baterinë e makinës të shëndetshme, në temperatura ekstreme. Pronarët duhet t’i karikojnë makinat e tyre gjatë kësaj kohe, e cila do lejonte që sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së baterisë të punojnë në mënyrë shumë efektive duke përdorur energjinë e rrjetit. Pronarët e makinave elektrike duhet të shmangin konsumimin deri në fund të jetës së baterisë sepse kjo ka një efekt negativ në jetën e baterive.

Kjo është një përmbledhje e raportit:

  • Karikoni makinën tuaj kur është shumë nxehtë ose ftohtë.
  • Shmangni përdorimin e makinës në temperatura ekstreme.
  • Mos parkoni në vende me diell kur është shumë nxehtë jashtë.
  • Mos e ekspozoni makinën tuaj në temperatura shumë të ulëta.
  • Fikeni baterinë e makinës para se të shkojë zero.
  • Mos e lini makinën me bateri pak të karikuar për një periudhë të gjatë kohe. Edhe nëse makina nuk është e ndezur, bateria mund të harxhohet vetë nëse nuk është në karikim.
  • Disa makina duhet të minimizojnë përdorimin e “karikuesve të shpejtë”.

 

 Mashable

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0