Si të kujdesemi për shëndetin kur udhëtojmë për punë

Si të kujdesemi për shëndetin kur udhëtojmë për punë


Shpesh për një arsye apo për një tjetër, na duhet të udhëtojmë, e sidomos kur udhëtimet e punës bëhen të shpeshta, rezistenca juaj bie. Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për t’u mbrojtur nga sëmundjet kur ju jeni larg shtëpisë.

Procesi i parandalimit duhet të fillojë që para se të shkoni në aeroport. Avionët dhe ajri  i thatë i shtëpisë janë faktorë dehidratues. Të qenurit i shëndetshëm para udhëtimit, do të thotë se trupi juaj ka mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjet, duke përballuar këtu edhe mungesën e higjenës në avionin e udhëtimit.

Disa ndryshime në sjellje dhe sjellje të tjera shtesë, mund t’ju ndihmojnë të shmangni sëmundjet e zakonshme si ftohjen dhe gripin. Një konsultë me mjekun lidhur me ndonjë shqetësim të veçantë, do të ishte ideale për të shmangur të sëmurit gjatë udhëtimit. E sidomos kur bëhet fjalë për një udhëtim të rëndësishëm pune.

“Udhëtarët duhet të kontrollohen rregullisht, të flenë mirë, të hanë shëndetshëm. Reduktimi i nivelit të stresit është ajo që duhet bërë para një udhëtimi”, – thotë Dr. Navya Mysore, një mjek i kujdesit parësor. Këto veprime nëse do t’i përsërisni gjatë gjithë vitit, jo vetëm që do të rrisin imunitetin e përgjithshëm, por do të jenë mbrojtës të shëndetit tuaj edhe në të tilla raste kur ju duhet të udhëtoni shpesh për punë.

Lexo: 5 mënyra se si t’i ndihmojmë fëmijët të përballojnë udhëtimet e shpeshta të biznesit

Mysoree sugjeron që të konsumohet një sasi e caktuar uji pasi kjo ndihmon në hidratimin e ujit dhe funksionimin e tij në mënyrë të përsosur. Kjo do të reduktojë dhimbjen e kokës dhe do të ulë shanset e krijimit të acidit në trupin tuaj. Nëse në shtëpi pini normalisht deri në dy litra ujë në ditë, kur të udhëtoni shtoni edhe një gjysmë tjetër. Lani duart vazhdimisht, këshillon Dr. Mysore, dhe vini  një maskë fytyre në avionë dhe gjatë  transportit publik. Maskat janë mbrojtja më e mirë që mund të keni dhe ju ndihmojnë të mos sëmureni.

Një fluturim i parehatshëm, vakt i humbur ose kombinime të çuditshme të ushqimit, mund të sjellin lehtësisht bezdisje.  Xhenxhefili gjatë një udhëtimi ju ul tensionet. Gjumi mund t’a mbajë sistemin e imunitetit të fortë, por kjo është një sfidë serioze për udhëtarët, të cilëve iu duhet të udhëtojnë shpesh. Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë regjim të ri. Një seancë 30 minutëshe gjumi do ishte veprimi i duhur. Nesë ndjeni që trupi juaj do të përballet me një ftohje, atëherë 1,000 miligram e vitaminës C do t’ju vijë në ndihmë. Apo nëse ndjeni dhimbje fyti, një gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë do të ishte veprimi i duhur.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0