Shpesh për një arsye apo për një tjetër, na duhet të udhëtojmë, e sidomos kur udhëtimet e punës bëhen të shpeshta, rezistenca juaj bie. Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për t’u mbrojtur nga sëmundjet kur ju jeni larg shtëpisë.
Procesi i parandalimit duhet të fillojë që para se të shkoni në aeroport. Avionët dhe ajri i thatë i shtëpisë janë faktorë dehidratues. Të qenurit i shëndetshëm para udhëtimit, do të thotë se trupi juaj ka mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjet, duke përballuar këtu edhe mungesën e higjenës në avionin e udhëtimit.
Disa ndryshime në sjellje dhe sjellje të tjera shtesë, mund t’ju ndihmojnë të shmangni sëmundjet e zakonshme si ftohjen dhe gripin. Një konsultë me mjekun lidhur me ndonjë shqetësim të veçantë, do të ishte ideale për të shmangur të sëmurit gjatë udhëtimit. E sidomos kur bëhet fjalë për një udhëtim të rëndësishëm pune.
“Udhëtarët duhet të kontrollohen rregullisht, të flenë mirë, të hanë shëndetshëm. Reduktimi i nivelit të stresit është ajo që duhet bërë para një udhëtimi”, – thotë Dr. Navya Mysore, një mjek i kujdesit parësor. Këto veprime nëse do t’i përsërisni gjatë gjithë vitit, jo vetëm që do të rrisin imunitetin e përgjithshëm, por do të jenë mbrojtës të shëndetit tuaj edhe në të tilla raste kur ju duhet të udhëtoni shpesh për punë.
Lexo: 5 mënyra se si t’i ndihmojmë fëmijët të përballojnë udhëtimet e shpeshta të biznesit
Mysoree sugjeron që të konsumohet një sasi e caktuar uji pasi kjo ndihmon në hidratimin e ujit dhe funksionimin e tij në mënyrë të përsosur. Kjo do të reduktojë dhimbjen e kokës dhe do të ulë shanset e krijimit të acidit në trupin tuaj. Nëse në shtëpi pini normalisht deri në dy litra ujë në ditë, kur të udhëtoni shtoni edhe një gjysmë tjetër. Lani duart vazhdimisht, këshillon Dr. Mysore, dhe vini një maskë fytyre në avionë dhe gjatë transportit publik. Maskat janë mbrojtja më e mirë që mund të keni dhe ju ndihmojnë të mos sëmureni.
Një fluturim i parehatshëm, vakt i humbur ose kombinime të çuditshme të ushqimit, mund të sjellin lehtësisht bezdisje. Xhenxhefili gjatë një udhëtimi ju ul tensionet. Gjumi mund t’a mbajë sistemin e imunitetit të fortë, por kjo është një sfidë serioze për udhëtarët, të cilëve iu duhet të udhëtojnë shpesh. Bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë regjim të ri. Një seancë 30 minutëshe gjumi do ishte veprimi i duhur. Nesë ndjeni që trupi juaj do të përballet me një ftohje, atëherë 1,000 miligram e vitaminës C do t’ju vijë në ndihmë. Apo nëse ndjeni dhimbje fyti, një gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë do të ishte veprimi i duhur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.