Si të krijoni biznesin tuaj me një furgon? - Business Magazine Albania

Si të krijoni biznesin tuaj me një furgon?


Puna sa vjen dhe bëhet më e rrallë. Në ditët e sotme ti duhet t’a ruash punën fort nëse nuk do të përballesh me papunësinë. Shumë njerëz kanë ngecur në një punë të cilën e urrejnë por janë të paaftë për t’u larguar prej saj kur mendojnë të ardhurat që marrin në fund të muajit. Është e dëmshme për shëndetin tuaj të bëni një punë që nuk iu pëlqen dhe është totalisht e panevojshme.

Varianti më i mirë do të ishte të drejtoje kompaninë tënde dhe kjo mund të realizohet me një furgon të thjeshtë dhe pak kreativitet.

Këto janë kompanitë që mund të filloni duke investuar për një furgon.

1. Kompani për transport mallrash

Në ditët e sotme falë zhvillimit të blerjeve online një kompani transporti është një variant që duhet marr në konsideratë. Këmbejeni makinën tuaj me një furgon dhe ju mund të filloni kompaninë tuaj të transportit apo mund t’a përdorni furgonin për të shpërndarë mallra për kompani të ndryshme. kompanitë e transportit janë të lehta për t’u menaxhuar dhe të thjeshta për t’u krijuar nëse bëni promovimin e duhur.

2. Kompani turizmi

Shumë njerëz dëshirojnë të udhëtojnë, por ata nuk mund t’i përballojnë shpenzimet. Kur njerëzit udhëtojnë në grupe ata e shohin më të leverdisshme të faturojnë një furgon në mënyrë që udhëtimi të jetë më i këndshëm dhe më pak i kushtueshëm.

Një furgon mjafon për të nisur kompaninë tuaj të udhëtimit.

Ju mund të organizoni udhëtime në destinacione të ndryshme për fëmijë, të rritur dhe në të njëjtën kohë të shihni vende të panjohura ndërkohë që punoni.

3. Shërbim taksi

Me një mini bus ju mund të transportoni deri në 17 njerëz në destinacione të ndryshme. Ju gjithashtu mund të transportoni fëmijë nëpër shkolla, punonjës të kompanive të ndryshme apo skuadra sporti gjatë tureve të tyre.

4. Shpërndarje ushqimi

Me një frigorifer të montuar në furgonin tuaj ju mund të shpërndani ushqime për kompani kateringu apo dyqane ushqimore. Përveç ushqimit mund të transportoni dhe lule për fermerët duke fituar të ardhura të qëndrueshme.

Ju gjithashtu mund të zgjeroni biznesin tuaj duke kultivuar vetë fruta e perime dhe t’i shpërndani ato për klientët, po për këtë fillimisht duhet të krijoni njohjet dhe klientelën tuaj.

Kompanitë e transportit janë kompanitë më të mira për t’u krijuar duke parë se sa i nevojshëm është transporti në çdo kohë. Prandaj nëse të është mërzitur makina jote e vjetër, bli një furgon dhe ktheje atë në biznes.

/Lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0