Kjo është po aq e rëndësishme për mirëqenien e atyre që ju rrethojnë. Sa më shumë njerëz që kërkojnë mbështetjen tuaj, aq më e rëndësishme bëhet për ju mbajtja e ekuilibrave midis këtyre të dyjave.
Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të kesh shumë para. Do të thotë të arrini sukses në të gjitha aspektet e jetës. Mbajtja e të gjitha aspekteve të jetës suaj në rregull, është gjithmonë më e vështirë sesa mendoni. Më poshtë do të gjeni disa këshilla si të mbani ekulilibrat mes punës dhe jetës.
Qëndroni në krye të detyrës me përpikmëri
Planifikoni çdo minutë të ditës tuaj. Ndërsa mund të tingëllojë tepër kufizuese, caktimi i detajuar në të vërtetë është çlirues. Caktimi i detyrave specifike në afate specifike kohore, siguron që të bëni saktësisht atë për të cilën ju keni nevojë.
Një orar i mirëorganizuar nuk është thjesht një program; është një premtim për veten tuaj se ju do të përmbushni detyrimet tuaja më të rëndësishme. Organizimi i ditës tuaj mund t’ju ndihmojë të mos përqëndroheni në detyrat tuaja më të rëndësishme.
Përqëndrohuni
Një ditë pune e menaxhueshme jo mirë, fillon të depërtojë edhe në jetën tuaj personale. Të punoni jashtë zyrës nuk është diçka problematike, ndoshta mund të jetë mënyra më efikase për t’i bërë gjërat.
Lexo: Harmonia ‘Unë-Familje-Punë’, një perspektivë e re për gratë
E rëndësishmë është të dini se kur jeni të mundshëm për të punuar dhe kur jo. Ajo që është e rëndësishme, është të dini kur punoni dhe kur jo. Nëse vazhdimisht jeni në thirrje ose jeni gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur një email-i, koha juaj në shtëpi do të fillojë të ndjehet si një zgjatje e kohës që kaloni në zyrë. Duke caktuar orët e punës dhe orët e pushimit, ju rrisni lumturinë dhe produktivitetin tuaj.
Njihni oraret e atyre që ju rrethojnë
Të kuptoni orarin tuaj është vetëm gjysma e betejës. Për të përfituar sa më shumë nga koha juaj personale dhe nga koha juaj profesionale, duhet të dini se çfarë po bëjnë ata që ju rrethojnë. Hartimi i orarit tuaj në një vakum, në fund të fundit do të thotë se do të keni konflikte me oraret e bashkëpuntorëve, miqve dhe familjeve tuaja.
Bilanci mes punës dhe jetës nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e numrit “të duhur” të orëve në secilin aspekt të jetës suaj. Marrja në shtëpi e punës tuaj në fillim nuk është aq e vlefshme, pasi kjo ndoshta do të shkaktojë humbjen e ndonjë feste të shënuar në familjen tuaj.
Analizoni kohën tuaj
Si e kaloni vërtet kohën tuaj? Cilën përqindje të ditës po kaloni duke punuar dhe cilën duke pushuar? A e kontroloni postën elektronike? Të shfrytëzosh sa më shumë kohën tënde, do të thotë ta kalosh atë kohë në mënyrën më të dobishme të mundshme, dhe është e vështirë të përfitosh sa më shumë nga koha juaj, nëse nuk e dini se si po kalon koha juaj në radhë të parë.
Një mënyrë për ta luftuar këtë është përmes analizës së kohës. Koha juaj ka vlerë, si për ju ashtu edhe për organizatën tuaj, kështu që është e rëndësishme ta shpenzoni saktësisht ashtu siç është më e nevojshme. Sigurohuni që orari juaj të mos tejkalohet nga detyrat parëndësishme. Nëse po kaloni shumë kohë në punë çdo javë, shihni se çfarë mund të anashkaloni për të shijuar më shumë jetën tuaj personale.
Lexo: Mënyra më e thjeshtë për të mbajtur ditar mirënjohje
Mendoni më shumë seç duhet
Ndjekja e orëve që keni kaluar në punë dhe shtëpi mund t’ju bëjë të mendoni se balancimi i jetës suaj profesionale dhe personale është thjesht një lojë me numra. Të gjithëve na ka ndodhur që të kemi shkuar në shtëpi të raskapitur nga orët e lodhshme në punë. Të dish të godasësh ekuilibrin e duhur, do të thotë të balancosh energjinë tënde, si dhe kohën tënde.
Një zgjidhje e çuditshme për këtë ekuacion është thjesht të kujdeseni më pak për punën. Ju duhet të përmbushni detyra dhe qëllime të caktuara në mënyrë që të përmbushni kërkesat e pozicionit tuaj. Përgjegjësia personale, nga ana tjetër, shpesh duket më opsionale. Ju kurrë nuk do të bëni punën tuaj në mënyrën më të mirë, nëse nuk jeni të kënaqur me të gjitha aspektet e jetës tuaj. Përkushtimi i shumë orëve në punën tuaj, mund të zvogëlojë cilësinë e punës tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.