Si të korrigjojmë një shtypje gabim të kuponit tatimor? - Business Magazine Albania

Si të korrigjojmë një shtypje gabim të kuponit tatimor?


Administrata tatimore ju kujton se çdo transaksion i kryer gabim nga tatimpaguesi në pajisjen fiskale duhet të vetdeklarohet duke depozituar një kërkesë për korrigjim pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

Lexoni: Tatimet këshillojnë: Çfarë konsiderohet borxh tatimor dhe si bëhet mbledhja e detyrimeve tatimore të papaguara?

Në rastet kur si rezultat i një gabimi të pavullnetshëm, nga ana e tatimpaguesit, është regjistruar një veprim shitjeje i pa realizuar (gabim) nga ana e tatimpaguesit veprohet si më poshtë:

  • Tatimpaguesi njofton Drejtorinë Tatimore Rajonale ku është i regjistruar, me një procesverbal (i cili klikohet e shkarkohet nga faqja www.tatime.gov.al, në rubrikën Pajisjet Fiskale/Formularë për pajisjet fiskale);
  • DPT do të bëjë reflektimin e këtij gabimi në të dhënat e regjistruara në serverin e raportimeve të shitjeve duke e korrigjuar atë (nëpërmjet pasqyrimit në një kolonë të veçantë)

Kujdes! Subjekti pavarësisht kërkesës për korrigjim do të vazhdojë normalisht raportimin e shitjeve. Shifra e raportuar do të tregojë xhiron reale pas zbritjes së gabimit (korrigjimit/rregullimit) nga ana e DPT-së.

Nëse tatimpaguesi nuk bën kërkesë në drejtorinë rajonale për të korigjuar gabimet në shtypjen e kuponit tatimor atëherë aplikohet dënimi administrativ për mosreflektimin real të situatës financiare dhe lëshim të gabuar të kuponit tatimor.

Administrata Tatimore ka analizuar transaksionet që tatimpaguesit persona fizikë dhe juridikë kryejnë nëpërmjet pajisjeve fiskale ku rezulton se tatimpaguesit kanë shtypur kupona tatimorë me vlera të larta ose kupona tatimorë me vlerë 0.

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, ja cilat janë kategoritë e bizneseve që duhet të përdorin kasën fiskale

Në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale Tatimore, po verifikohet numri i tatimpaguesve të cilët kanë reklamuar gabimin e kryer në shtypjen e pajisjeve fiskale ndaj ftojmë tatimpaguesit të respektojnë detyrimin e tyre si më sipër.

/Tatime.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0