Si të kërkoni më shumë fleksibilitet në punë

Si të kërkoni më shumë fleksibilitet në punë


Ndoshta e keni të nevojshme që për një arsye ose një tjetër të jeni fleksibël në punë. Një orar fleksibël pune duket i thjeshtë. Fleksibiliteti kërkon që të menaxhoni mirë kohën dhe veten tuaj. Ju duhet të jeni të kujdesshëm që të vendosni dhe përmbushni afatet tuaja dhe të mbani përgjegjësi pasi askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ju. Ja disa mënyra si të kërkoni më shumë fleksibilitet në punë: 

Jini specifik në pyetjen tuaj
Mos iu drejtoni shefit tuaj me: “Unë dua më shumë fleksibilitet”. Shqyrtoni fillimisht se çfarë ju nevojitet dhe më pas hartoni propozimin tuaj duke qenë sa më specifik të jetë e mundur. Mund të jetë zgjidhja e duhur nëse paraqiteni me një opsion të dytë “rezervë”, nëse kërkesa juaj fillestare refuzohet. Por duhet të jeni të bindur në atë çfarë doni të negocioni. Për shembull, nëse kërkesa juaj për të punuar nga shtëpia çdo ditë është hedhur poshtë, ju mund të kundërshtoni duke propozuar të punoni në distancë vetëm për 2-3 ditë në javë dhe duke premtuar se do të jeni në zyrë për të gjitha takimet e rëndësishme ballë për ballë.

Mos kërkoni të pamundurën
Mos e humbni kohën tuaj ose kohën e punëdhënësit duke kërkuar që të punoni në distancë nëse e dini që kjo nuk do të funksiononte për pozicionin tuaj. Ose nëse e dini që stafi juaj është kundër këtij lloji orari. Kërkoni llojin e fleksibilitetit për të cilin duhet të jeni më të lumtur ose më produktiv, por ky është gjithashtu një akomodim realist për punëdhënësin tuaj.

Theksoni përfitimet
A do t’ju ndihmojë një orar fleksibël ose vendi i punës që të jeni më produktiv? A do t’ju japë kohë për të marrë më shumë përgjegjësi ose detyra? Ndoshta pjesa më e rëndësishme e diskutimit për të patur më shumë fleksibilitet në punë, është theksimi i përfitimeve që do t’i ofrojë punëdhënësit, shefit ose kolegëve tuaj. Pasi të kërkoni llojin specifik të fleksibilitetit që dëshironi, shpjegoni menjëherë se si kjo do të çonte në rezultate më të mira në punë.

Lexo: Si të arrini përsosmërinë në punë

Shpjegoni pse dëshironi këtë fleksibilitet
Ju mund të shpjegoni pse dëshironi këtë fleksibilitet dhe pse është kaq e rëndësishme për ju kjo çështje. Ju nuk duhet të kërkoni më shumë fleksibilitet vetëm për hir të vetes. Përcaktoni arsyet e qarta, të vlefshme pse fleksibiliteti është i rëndësishëm për ju personalisht dhe ndryshimi pozitiv që do të sjellë ai në jetën tuaj personale dhe profesionale.

Sigurimi i një harte llogaridhënëse
Siguroni shefin dhe kolegët tuaj që akoma do të jeni të disponueshëm edhe nëse jeni duke punuar nga distanca. Paraqisni saktësisht se kur dhe si do të komunikoni përparimin tuaj ose do të bashkëpunoni ndërsa jeni jashtë zyrës. Nëse keni përvojë ose shqetësim nga shefi juaj në lidhje me atë se si kjo mund të ndikojë në disponueshmërinë tuaj ose nivelet e produktivitetit, konsideroni të paraqisni një “periudhë prove”.  Sigurisht, ju do të dëshironi të përdorni atë periudhë prove për të dëshmuar se sa produktiv dhe i suksesshëm mund të jeni me një orar fleksibël.

Bio Space

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0