Si të fitoni vetëbesimin?

Si të fitoni vetëbesimin?


Shkruar nga Melisa Shehu Psikologe
Ka shumë shembuj njerëzish të cilët nuk kanë pasur rrethanat e duhura, por kanë arritur shumë sukses.

Disa kanë lindur në vende të thella, të pashpresa, disa të tjerë në familje pa të ardhura etj, por është pikërisht besimi në vete që i ka bërë të suksesshëm. Pra, ju nuk jeni i vetmi që rrethanat nuk ju favorizojnë. Duke menduar kështu do gjeni forcë dhe ju të përballeni me gjithçka për t’ja dalur.

  • Bëni një listë me gjërat që keni arritur, sado të vogla qofshin ato. Kështu do filloni të vlerësoni pak nga pak veten. Gjithashtu shkruani synimet tuaja, le të jetë ky një sekret i vogël me veten dhe bëni gjithçka mundeni për t’i arritur.
  • Kaloni kohë vetëm me veten tuaj. Në këtë mënyrë do reflektoni dhe do qetësoheni psikologjikisht. Njihni qenien e mrekullueshme që gjendet brenda jush dhe luftoni për t’i kthyer besimin.
  • Respektojeni veten sepse nëse nuk e bëni, nuk do ta bëjë askush tjetër për ju. Dështimet janë normale dhe këta dështime nuk duhet të vënë në diskutim vlerat tona.

Lexo: Pesë hapa për të motivuar punonjësit

  • Ne si qenie njerëzore e gjykojmë veten në bazë të standardit të përsosmërisë absolute. Në fakt, ajo që ka më shumë rëndësi është të përpiqesh. Beso se mundesh, përpjekja juaj do ju bëj të fitoni besimin në vete, duke ju bërë të ndiheni me vlera.
  • Shikoji të tjerët në sy dhe prano veten. Shpesh herë gjendemi para asaj që ne duam të jemi dhe jo para asaj që ne jemi vërtet. Kështu humbasim besimin e personalitetit tonë.  Ti je një qenie unike dhe joperfeksioni yt të bën perfekt, ndaj ndihu mirë dhe trego atë ç’ka vërtet je.
  • Duaj veten tënde ashtu siç do të doje të ishe i adhuruar nga të tjerët. Nëse doni veten tuaj, do menaxhoni më mirë emocionet, do flisni me me besim, do keni më shumë autoritet dhe kështu do fitoni besimin në vete.
  • Mos xhelozoni! Fokusohuni tek vetja dhe tek sukseset tuaja. Nese përqëndroheni tek të tjerët do humbisni dhe më shume besimin në vete dhe nuk do mundeni kurrë të jeni të suksesshëm.
  • Vishuni bukur! Krahas gjendjes së brendshme psikologjike, një faktor tjetër që ju ndihmon të fitoni besimin është veshja juaj. Përpiquni të visheni bukur, me stil, me ngjyra, ashtu siç ndiheni brenda vetes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0