Në një botë ku secili hap i një kompanie mund të ketë pasoja të mëdha, programet e besnikërisë të linjave ajrore janë kthyer në një arenë të fortë konkurrencë, ku secila lëvizje mund të jetë vendimtare. Virgin Atlantic ka vendosur të shfrytëzojë ndryshimet që British Airëays ka bërë në programin e saj të njohur, Executive Club, për të tërhequr klientët e rinj dhe të pasigurt pas ndryshimeve që ndodhën.
Po çfarë ka ndodhur?
Një nga lëvizjet më të fundit të British Airëays ka sjellë pasiguri tek ata që përpiqen të arrijnë statusin e udhëtarëve të shpeshtë, si ata me statusin “Gold”, për të cilët tashmë nevojiten investime të konsiderueshme, deri në 20,000 paund në vit për të gëzuar privilegjet e vendeve VIP në aeroporte.
Ky ndryshim ka shkaktuar shumë reagime, përfshirë kritikat e anëtarëve ekzistues të programit, të cilët janë të zhgënjyer nga kërkesat e reja.
“Pse duhet të vazhdoj të fluturoj me ta?” është pyetja që shumë prej tyre e kanë ngritur në rrjetet sociale, duke e bërë të duket se besnikëria është më shumë një ëndërr e humbur sesa një mundësi reale për ata që nuk mund të përballojnë shpenzimet e larta.
Lexo gjithashtu: A mundet Jeff Bezos të arrijë Elon Musk në garën hapësinore?
Rasti i artë për Virgin Atlantic
Përpos atij që humbet, raste të tilla kanë edhe një tjëtër krah. Ata që mund të përfitojnë. Në këtë kaos të krijuar, Virgin Atlantic ka parë mundësinë për të tërhequr pas vetes klientë për shkak të situatës që po ndodh. Ata kanë sjellë një fushatë të fuqishme që synon të bëjë bashkë kërkesën me mundësinë e klientëv, grup i targetuar janë edhe ata të British Airëays që kanë status “Gold” dhe “Silver” në programin Executive Club. Një mundësi që vlen të konsiderohet, 1 milion pikë Virgin, mjaftueshëm për të udhëtuar nga Londra në bregun lindor të SHBA deri në 10 herë, për pesë udhëtarët e parë që regjistrohen para mesit të shkurtit.
Po çfarë mësojmë nga kjo situatë? Pse janë programet e besnikërisë kaq të rëndësishme?
Në thelb, programet e besnikërisë të linjave ajrore janë ndërtuar mbi një koncept të thjeshtë, qëndrueshmëri dhe transaksione. Kemi dy palë që përfitojnë. Udhëtarët shpesh nuk shpenzojnë thjesht për një biletë, por për privilegje që mund të përfitojnë në të ardhmen, si karrige komode në sallat VIP ose mundësi udhëtimi të shpejta. Por, pavarësisht asaj që sjell në treg, nëse këto privilegje bëhen të paarritshme për shumë, atëherë është e thjeshtë të humbasësh besnikërinë.
Virgin Atlantic ka kuptuar këtë dhe ka bërë një hap të guximshëm, duke ofruar mundësinë për të përdorur pikët për të rezervuar çdo vend në çdo fluturim, diçka që e ka bërë programin e saj më tërheqës për ata që kërkojnë fleksibilitet dhe mundësi të reja.
As të tjerët nuk janë mbrapa në këtë betejë. Lufthansa ka zhvilluar një program të ri besnikërie që përfshin gamifikimin dhe teknologjinë Web3, që ofron mundësi për udhëtarët që të mbledhin “kartela digjitale” dhe madje t’i shndërrojnë ato në NFT që mund të tregtohen. Ky program ka tërhequr vëmendje, sidomos nga një audiencë më e re, duke sjellë një erë freskie në një treg që tradicionalisht ka qenë e ngurtë.
Të gjitha këto ndryshime tregojnë një fakt të thjeshtë, besnikëria, edhe në industrinë e aviacionit, është e thjeshtë për t’u humbur, por gjithashtu e mundur për t’u rifituar. Kompanitë që do të mund të përballojnë këtë sfidë do të jenë ato që mund të ofrojnë më shumë se thjesht fluturime, ato që mund të krijojnë lidhje të forta dhe vlera të prekshme për udhëtarët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.