Ju jeni të mahnitshëm. Keni ide të mira, njohuri dhe ambicie për të marrë më shumë përgjegjësi. Por, nuk po fitoni mundësitë që dëshironi dhe menaxheri juaj nuk po ju ndihmon. Si të vëreheni nga udhëheqja e lartë pa kaluar mbi shefin tuaj? Për të na ndihmuar t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, flasin: Dave MacKeen, CEO i Eliassen Group, një këshillues strategjik dhe talent në ofrimin e zgjidhjeve me 21 zyra në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Chuck Cohen, drejtor menaxhues i Benco Dental , shpërndarësi më i madh privat i materialeve dentare në SHBA.
Chuck dhe Dave kanë dekada përvojë udhëheqjeje. Ata kanë qenë në kërkim të “yjeve të ardhshëm” ose “potencialeve të larta”. Këta punonjës shpesh identifikohen si punëtorë të palodhur që përpiqen të bëjnë një ndryshim, jo vetëm në suksesin e kompanisë, por edhe në suksesin e atyre përreth. Ata shkojnë përtej titujve të tyre të punës dhe vihen re sepse demonstrojnë potencialin për të bërë punë të shkëlqyera në një nivel më të përparuar.
Nëse ndiqni këto veprime, punonjësit mund t’ju ndihmojnë të rriteni dhe të lëvizni drejt mundësive më të mëdha, pa u shfaqur si dikush që mburret ose duke mërzitur menaxherin tuaj.
Lexo: Marketingu emocional dhe migrimi i konsumatorit
Demonstroni angazhimin tuaj në rritjen tuaj dhe të kompanisë.
Një mënyrë për të treguar se sa serioz jeni është të investoni kohë jashtë zyrës për të mësuar aftësi që do t’ju ndihmojnë të rriteni dhe të kontribuoni në kompani. Kjo mund të nënkuptojë zhvillimin e kurseve në mbështetje të punën që po bëni, ose leximin e teksteve në fushat që dëshironi të zotëroni. Për shembull, nëse doni të bëheni më të mirë në zhvillimin e strategjisë, pyesni shefin tuaj (dhe shefin e shefit) nëse ata mund t’ju rekomandojnë ndonjë libër. Një mënyrë tjetër për të treguar përkushtim ndaj rritjes suaj është t’i tregoni shefit tuaj se jeni të interesuar të merrni projekte të veçanta, ato që do të ndihmojnë kompaninë të arrijë qëllimet e saj dhe ju ofrojnë një mundësi për të zgjeruar njohuritë.
Përqendrohuni në suksesin e ekipit, në vend të suksesit tuaj.
Ndonëse zëri i ambicies mund t’ju thotë që të përqendroheni në suksesin tuaj, udhëheqja e lartë vë re ata që punojnë në bashkëpunim dhe mbështesin të tjerët. Ata e pranojnë që mundësia më e madhe për sukses qëndron në një ekip që punon mirë së bashku. “Është e lehtë të dallosh dikë që shpenzon kohën dhe këshillat e tij për të ndihmuar të tjerët të jenë të suksesshëm, pavarësisht nëse ata janë menaxherët e tyre të drejtpërdrejtë ose kolegët e tyre. Dikush që i bën ata përreth tyre më të mirë është i paçmueshëm ”,- thotë Dave.
Njihni dhe identifikohuni me punën tuaj.
Cilado qoftë pjesa e biznesit që zotëroni, e vogël apo e madhe, duhet ta njihni atë nga brenda dhe të jeni gati të diskutoni për matjet e performancës dhe analizat e biznesit që kanë më shumë rëndësi (të ardhurat, fitimi dhe humbja, etj.). Ju duhet ta dini mirë se ku qëndroni brenda një organizate më të madhe, veçanërisht në momentet kur të gjithë sytë janë drejt jush, siç janë prezantimet, takimet ose raportet e projekteve. Kur të jeni në gjendje të provoni vlerën e kontributeve tuaja, ju do të jeni në gjendje të provoni vlerën tuaj si një punonjës dhe anëtar i ekipit. Mendojeni këtë si një mundësi për t’u treguar udhëheqësve të lartë pse duhet t’ju kushtojnë vëmendje. Mos harroni, se kjo gjithashtu do të thotë të merrni përgjegjësi të plotë për dështimet tuaja. Përvetësoni një mentalitet “pa justifikime”. Të vepruarit kështu tregon një nivel të lartë të vetëdijes për veten që është e natyrshme për një udhëheqës të madh.
Lexo: Si të kuptoni nëse keni zgjedhur idenë ideale për startup
Bëni atë që premtoni se do ta bëni dhe bëjeni mirë.
Sapo t’i përkushtoheni diçkaje, sigurohuni ta bëni mirë. Kur krijohen mundësitë, drejtuesit kërkojnë dikë me një histori të mirë të kryerjes së punës dhe sjelljes së rezultateve pozitive. Kjo do të thotë që emri juaj duhet të shoqërohet me një punë të mirë. Ata që mund të marrin përsipër projekte të vogla dhe t’i përfundojnë me sukses, ka më shumë gjasa që t’u kërkohet të marrin projekte më të mëdha më vonë.
Vazhdimisht stërviteni veten për të menduar strategjikisht.
Të qenurit një mendimtar strategjik është e domosdoshme për të ecur përpara në role me më shumë përgjegjësi. Udhëheqësit më të mirë dinë të balancojnë punën “mbi” biznesin (strategji) me punën “në” biznes (operacionet e përditshme). Kur punojnë “mbi” biznes, ata duhet të jenë në gjendje të shohin përtej listave të tyre të detyrave dhe të mendojnë në mënyrë strategjike se cilat mundësi do ta ndihmojnë organizatën të arrijë qëllimet e saj më të mëdha. Për ta bërë këtë, duhet të jeni në gjendje të shihni tërësinë e gjërave dhe t’i mbani në mend kur merrni vendime. Kjo është një aftësi që nuk vjen gjithmonë natyrshëm.
-“Nëse doni të bëheni të mirë në të menduarit strategjik ju duhet të praktikoheni. Është një muskul që duhet të ushtrohet. Sa më shumë që punoni për të, aq më të mirë do të bëheni.”,- thotë Chuck.
Sfidoni mënyrat e vjetra dhe gjeni zgjidhje të reja.
A keni një qasje tjetër ndaj një problemi me të cilin po përballet kompania juaj? Ndoshta një mënyrë krijuese për të përballuar një sfidë të re? Nëse organizata juaj është duke menduar për të ecur përpara, të gjitha idetë duhet të jenë të mirëseardhura, veçanërisht nëse i paraqisni me përulësi dhe një vlerësim për përpjekjet e kaluara. Herën tjetër kur të keni një zgjidhje inovative për një problem të vështirë, ndajeni atë hapur për të treguar dëshirën për të kontribuar. “Unë vë re njerëz që sfidojnë procesin aktual dhe shprehin mundësitë e një zgjidhjeje tjetër. Ne u japim këtyre njerëzve më shumë përgjegjësi. Të cilat nuk kanë pse t’i kërkojnë.”,- thotë Dave.
Lexo: TRAJNIM FALAS – MASTER MIND CLASS
Përmirësoni vazhdimisht aftësitë tuaja të komunikimit.
Ju nuk duhet të jeni personi më i zgjuar në dhomë, por duhet të mendoni gjatë në ndërveprimet tuaja me të tjerët. Pavarësisht nëse jeni duke bërë një prezantim, duke punuar në një projekt në grup, ose keni një bisedë të vështirë me shefin tuaj, është e rëndësishme të njihni audiencën tuaj dhe të përgatitni se si do të komunikoni me ta paraprakisht. Çdo person dhe situatë do të kërkojë diçka ndryshe nga ju, prandaj duhet të dini të përshtateni. Ju mund t’ju duhet të përçoni më shumë vetbesim gjatë një prezantimi, për shembull, por të jeni më modest kur punoni me kolegët tuaj. Ndonjëherë mund t’i afroheni shefit tuaj me kuriozitet, por në situata të tjera, afrohuni me të dhëna për të mbështetur argumentin tuaj. Gjithmonë është një ide e mirë të ndiqni të tjerët dhe të siguroheni se i kuptoni qartë pritshmëritë e tyre.
Ndërtoni marrëdhënie me njerëzit në kompaninë tuaj.
Mos qëndroni vetëm brenda zonës suaj në zyrë. Kërkoni mundësi për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me punonjës të tjerë kryesorë në organizatën tuaj. Kur ndërtoni lidhje, ju zgjeroni rrjetin tuaj të aleatëve dhe rrisni rrethin e njohjes dhe ndikimin tuaj.
-“Udhëheqësit e mëdhenj nuk presin vetëm të pyeten, ata e vendosin veten në pozicione dhe situata ku ka më shumë të ngjarë të pyeten”,- vuri në dukje Chuck. Kur punoni në bashkëpunim me të tjerët dhe jeni ndër-funksional, emri juaj do të vazhdojë të përmendet për arsyet e duhura.
Përvetësoni vlerat dhe qëllimin e organizatës.
Organizatat përdorin deklaratat e qëllimit dhe vlerave për të komunikuar atë që pritet dhe nuk pritet nga punonjësit. Vlerat flasin për atë që një organizatë kërkon jo vetëm në stafin e saj, por edhe në udhëheqësit e saj. Një udhëheqës i fortë i njeh vlerat, i jeton ato dhe inkurajon ruajtjen e vlerave tek të tjerët. “Një person nuk ka nevojë të jetë më i zëshmi ose të punojë më shumë orë për t’u vërejtur. Është personi që demonstron vlerat dhe etikën e organizatës, i cili do t’i frymëzojë njerëzit t’i ndjekin ato.”,- thotë Dave. Mënyra më e mirë për të treguar përkushtimin tuaj ndaj qëllimit dhe vlerave të kompanisë suaj është të flisni për to. Në takime, përgëzoni kolegët, veprimet e të cilëve përputhen me vlerat e organizatës suaj dhe kur diskutoni për projekte tuaja, përmendni se si ato pasqyrojnë qëllimin kryesor të kompanisë. Duke vepruar kështu ju po u thoni të tjerëve: “Unë po ju kushtoj vëmendje dhe e vë re kur bëjmë punë të shkëlqyer”.
Lexo: Fokus, këmbëngulje dhe kontroll: Neuroshkenca zbulon se si arrihen qëllimet e mëdha
Ngrini dorën.
Mos kini frikë të kërkoni mundësi për të treguar aftësitë dhe talentet tuaja. Ndonëse ka sigurisht një limit këtu, ju nuk do të donit të ushtroni shumë presion, ose të bëni vazhdimisht të njëjtën pyetje, të tregosh iniciativë është gjithmonë një gjë e mirë. Nëse shihni një fushë ku besoni se mund të jeni të dobishëm për kompaninë, kërkoni që të merrni pjesë. Shpjegoni pse besoni se mund të jepni një kontribut të vlefshëm, si dhe çfarë do të fitoni nga kjo mundësi. Në fund të fundit, shefi dhe shefi i shefit tuaj do të duan t’ju vendosin në një pozicion ku mund të bëni më shumë. Ndonjëherë ju duhet ta identifikoni këtë pozicion dhe ta kërkoni atë.
Nuk ka asnjë rrugë të shkurtër për t’u vënë re. Por, nëse përqendroheni në këto dhjetë këshilla me përkushtim, durim dhe pranimin se arritja e një karriere kërkon kohë, ju do të vazhdoni të lëvizni në drejtimin e duhur dhe do të jeni gati për atë që do të vijë më tej.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.