Android shton funksion të ri sigurie: Pajisjet do të rinisen automatikisht çdo 3 ditë - Business Magazine Albania

Android shton funksion të ri sigurie: Pajisjet do të rinisen automatikisht çdo 3 ditë

Android shton funksion të ri sigurie: Pajisjet do të rinisen automatikisht çdo 3 ditë

Sistemi operativ Android do të fillojë të rinisë automatikisht pajisjet që qëndrojnë të kyçura për tre ditë radhazi.Të hënën, kompania Google publikoi një përditësim të ri për Google Play Services – një komponent thelbësor i sistemit Android që ofron funksionalitete për aplikacionet dhe vetë sistemin operativ. Në seksionin “Security & Privacy” është shtuar një funksion i ri sigurie, ku thuhet: “Pajisja do të riniset automatikisht nëse qëndron e kyçur për 3 ditë rresht.”

Një funksion i ngjashëm u prezantua vitin e kaluar edhe nga Apple për sistemin iOS. Qëllimi i kësaj mase është të vështirësohet puna e atyre që përpiqen të zhbllokojnë apo të nxjerrin të dhëna nga një pajisje e kyçur,  siç ndodh, për shembull, kur autoritetet përdorin pajisje analizash forenzike si ato të prodhuara nga Cellebrite apo Magnet Forensics.

Lexo edhe:Spitalet e së ardhmes/ Shqiptari Labinot Bytyqi siguron 47 mln dollarë për platformën hellocare.ai

Kur një telefon është i fikur ose nuk është zhbllokuar që pas ndezjes, një pjesë e të dhënave mbetet plotësisht e enkriptuar dhe shumë më e vështirë për t’u aksesuar pa kodin personal të përdoruesit. Ky quhet statusi “Before First Unlock”. Pasi pajisja të jetë zhbllokuar, disa prej këtyre të dhënave dekriptohen dhe mund të bëhen të aksesueshme, qoftë përmes metodave si brute force, qoftë përmes dobësive të mundshme të sigurisë – mënyra që zakonisht përdorin pajisjet forenzike të ligjzbatimit. Kjo gjendje njihet si “After First Unlock”.

Google nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi arsyet që qëndrojnë pas këtij funksioni të ri.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0