Si të bëni network kur jeni një person introvert? - Business Magazine Albania

Si të bëni network kur jeni një person introvert?


Network-u mund të jetë “ferri” për një introvert. Qëllimi, me sa duket, është të bëni sa më shumë kontakte biznesi që të jetë e mundur, por kjo nuk është e lehtë kur përfshin disa nga detyrat më të frikshme për introvertët: biseda të vogla, biseda të shpejta dhe bashkëveprim me turma të mëdha që harxhojnë energjinë tuaj.

Për vite me radhë, Mika Baldini ka qenë një person kundër network-ut, shkonte nëpër evende dhe qëndronte i heshtur në një qoshe, pa folur me askënd. Shkonte vonë dhe largohej herët. Ndoshta edhe juve ju ndodh kjo.

Lexoni: Pse personat Introvert janë më të mirë në shitje sesa ata Extrovert?

Sot ai është drejtori ekzekutiv i Create33, një qendër sipërmarrëse për startup-et teknologjike në Seattle dhe Paqësorin e Veriut. Network-u është tani 90% e punës së tij.

Në Twitter së fundi Baldwin ka ndarë me ndjekësit e tij një plan të detajuar në lidhje me network-un:

Strategjia ime për network në evente të ndryshme si një person introvert:

Unë ndërtoj një 60 minutësh të strukturuar që fokusohet në takimin e njerëzve të rinj, duke shtuar dhe kalimin e kohës me miqtë e mi.

Si e strukturoj këtë 60 minutësh?

Në thelb, ai e ndan dhomën në disa grupe: njerëzit me të cilët ai dëshiron të flasë, njerëz të cilët ai tashmë i ka miq dhe njerëz me të cilët nuk dëshiron të flasë. Pastaj, ai përdor ato miqësi ekzistuese për të bërë miqësi me njerëz të rinj.

Cila është strategjia ime?

U kërkoj njerëzve me të cilët flas nëse ata njohin njerëzit që unë nuk i njoh, por që dua t’i njoh. Nëse ka përputhje, unë i pyes për personin që do të doja të njihja për të përcaktuar se cila do të jetë biseda ime që më dallon nga turma.

Cila është strategjia ime (vazhdim)

Pastaj kërkoj të prezantohem. E mbaj bisedën sa më të shkurtër që të jetë e mundur me qëllim që ta çoj në një bisedë tjetër vetëm me këtë person në një vend ku mund të jem më komfort (p.sh. kafene, zyrë).

Sapo takoj 1 – 2 persona, largohem nga ky event.

Mbajtja e tij nën 60 minuta është me rëndësi jetike: Nëse jeni introvert, humbni energji duke qenë rreth të tjerëve, edhe nëse jeni në shoqërinë e miqve që ju pëlqejnë. (Ndërkohë, ekstrovertët fitojnë energji nga bashkëveprimi me njerëzit.)

Në vetëm një orë, Baldwin mund të bëjë disa lidhje cilësore dhe të rrijë me miqtë, të gjitha duke ruajtur energjinë e tij introvertike.

“Nëse unë jam atje më shumë se një orë, filloj të humbas me të vërtetë,” tha ai. “Dhënia e fokusit tim më lejon të kaloj nga biseda në bisedë, duke u lidhur me njerëzit e duhur dhe duke mos përfunduar në një ndërveprim të gjatë.”

Strategjia e Baldwin është shumë e strukturuar, por siç mund t’ju tregojë çdo introvert, përgatitja bën ndryshimin.

Cilat janë disa praktika të tjera më të mira për network për një introvert? Më poshtë, profesionistët e network dhe introvertët po ashtu ndajnë më shumë këshilla.

  1. Vendosini aftësitë tuaja të pakrahasueshme të dëgjimit në përdorim

Dëgjimi aktiv vjen natyrshëm tek personat introvertë. Përdoreni këtë në avantazhin tuaj. Nëse jeni vërtet të interesuar për atë që dikush ka për të thënë, ata do t’ju mbajnë mend; të gjithë dëshirojnë të mendojnë se ndikimi i tyre në punë, në politikë ose në kulturë është interesant dhe i rëndësishëm.

“Shumica e networkers shpenzojnë kohën e tyre duke u përpjekur të jenë interesante, duke folur për veten ose duke u mburrur,” tha Stefan Thomas, autor i “Business Networking for Dummies” dhe një introvert. “Për shkak se ne introvertët nuk duam të bërtasim për veten tonë, ne mund ta përdorim energjinë tonë për të qenë vërtet të interesuar për njerëzit rreth nesh”.

“Ne bëjmë pyetje, zhvillojmë një interes të sinqertë për të tjerët dhe më e rëndësishmja, mbajmë kontakt në afatmesëm apo afatgjatë,” shpjegoi ai.

Lexoni: Zëvendës-Presidentja e Linkedin: Ja çfarë ndodh kur shefi është një introvert

  1. Vishni diçka që ju bën të dalloni

Ndërsa ju nuk dëshironi të arrini të dukeni si Lady Gaga që shkon në korporatë, mund të përdorni për shembull një kasë telefoni interesante, që mund t’ju ndihmojë që dikush tjetër të thyejë akullin me ju, thotë ekstroverti Michael Solomon Solomon, themeluesi i agjencisë së talenteve të teknologjisë 10x Management & 10x Ascend.

“Katër herë në vit, duhet të vesh një Fitbit për një studim kardiak,” thotë ai. “Unë përfundoj duke e veshur atë në orën time Apple dhe njerëzit në mënyrë të pashmangshme më pyesin se çfarë është dhe pse kam veshur dy produkte për palestër. Pasi ndodh kjo, dera është e hapur dhe unë jam duke bërë network”.

  1. Përqendrohuni në krijimin e pak kontakteve dhe luani një lojë të gjatë

Ju kurrë nuk do të bëni aq shumë lidhje sa një ekstrovert. Por, ndërsa ata po shikojnë për më shumë, duke kërkuar përfitimin e tyre të ardhshëm, ju jeni duke kërkuar për një person dhe po shpresoni të kuptoni nëse ai mund të jetë i dobishëm për rrugën tuaj të karrierës.

Përsëri, qëllimi është që të përqëndroheni në cilësi, jo në sasi dhe pastaj të luani një lojë të gjatë duke e ndjekur në mënyrë kuptimplotë personin që njohët.

“Të bëni atë që bëni pas eventit të paktën është po aq e rëndësishme sa ajo që bëni kur takoni dikë,” tha ai. “Në email, kujtojini ata për bisedën që keni pasur, pa ndjerë nevojën për t’u shitur atyre ose për të promovuar veten”.

  1. Planifikoni të organizoni një event vetë

Kjo këshillë nuk ka kuptim kur e mendon në mënyrë sipërfaqësore; tingëllon si një ndërmarrje e madhe për dikë që ka energji të kufizuar për t’i dhënë network-ut. Por mendoni për këtë: Kur organizoni një event (madje edhe një të vogël, intim), ju bashkëveproni me lojtarët kryesorë në fushën tuaj dhe tregoni se jeni të angazhuar në komunitetin tuaj.

Është një strategji që ka funksionuar për Anna Runyan, një introverte dhe CEO e Classy Career Girl, një faqe interneti për gratë sipërmarrëse.

“Unë kam organizuar shumë evente këtu në San Diego vetëm duke ftuar gra të tjera në LinkedIn që të vijnë të flasin rreth asaj se si të jenë të suksesshme si udhëheqëse femra,” tha ajo. “Unë i njihja të gjitha ato që po vinin dhe ato më njihnin që më përpara, kështu që ishte më e lehtë për t’u përgatitur dhe për t’i kontaktuar menjëherë”.

Kështu që ju merrni merita për mikëpritjen dhe përgatituni për biseda të vogla paraprakisht. Tingëllon si një ëndërr e introvertit.

*network – rrjetëzim

Lexoni: 7 sekretet që i bënë këta sipërmarrës milionerë

burimi: Huffpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0