Si të arrijmë produktivitetin maksimal dhe përmbushjen? - Business Magazine Albania

Si të arrijmë produktivitetin maksimal dhe përmbushjen?

Këtë javë në LiveMe Show and Podcast u zhvillua një episod special me në qendër zhvillimin personal, produktivitetin dhe motivimin, tema këto të cilat vendosin theksin në balancën e jetesës së shëndetshme në të gjitha aspektet.

Shiko episodin e plotë të LiveME Show & Podcast

I ftuari i parë ishte Eno Barjami, sipërmarrës dhe trajner i çertifikuar ndërkombëtar si dhe autor i librit “Ji Rrugë-Zgjidhja”, i cili aktualisht po përgatitet të zhvillojë një trajnim në datën 18 mars përsa i përket tematikave të diskutuara në këtë episod. Eno ndau me ne një pjesë të instruktimeve të tij rreth produktivitetit maksimal, duke na treguar se ndonjëherë arritja e këtij të fundit është edhe më e lehtë se sa duket.

Merr pjesë në trajnimin “RRUGË-ZGJIDHJA, Si mund të bëhemi? Trajnim për Produktivitet Maksimal në punë dhe në jetë”

Lexo: Potenciali i bashkëpunimit mes FinTech dhe sektorit të sigurimeve

I ftuari i rradhës, sipërmarrësi dhe themeluesi i New Media Communications, Gerti Boshnjaku, ndau me audiencën mendimet e tij të mbështetura nga një përvojë shumë vjeçare në treg. Ai shpjegoi se si përgjegjësia që marrim mbi vete, aftësia për të vendosur prioritete dhe për të deleguar janë disa nga nxitësit më të mirë për të qenë produktiv. Në përputhje me mendimin e Gertit, Eno tregoi për eksperiencën e tij në rrugën drejt produktivitetit profesional, i cili, siç kishte konkluduar dhe ai, nuk është gjithçka që nevojitet për të arritur përmbushjen personale. 

I përfshirë nga biseda Eno na udhëzoi mbi arritjen e një balance midis jetës profesionale dhe asaj personale dhe mënyrën se si të parandalojmë hyrjen në një fazë stresi dhe rëndese psikologjike, ku nuk arrijmë të njohim më vetveten. “Zgjidhja fillon nga brenda!” Eno e mbështeti mendimin e tij me një histori delikate personale nga e cila secili prej nesh mund të frymëzohet dhe të gjejë veten.

Shiko episodin e plotë të LiveME Show & Podcast

Në vazhdim të këshillave të Eno-s kushdo që është i interesuar për më shumë mund të lexojë librin e tij “Ji Rrugë-Zgjidhja” ose të marrë pjesë në trajnimin e tij më 18 mars, në të cilin arrini të përfitoni librin dhe një çertifikatë si seminar “menaxhimi”, si dhuratë për pjesëmarrjen.

Lexo: A ka të ardhme për të rinjtë në Shqipëri?

Bazat dhe frymëzimin për librin e tij Eno Barjami i ka marrë nëpërmjet një studimi të gjatë të historisë, duke përmbledhur kështu disa parime të qëndrueshme në kohë dhe ushtrime efektive përsa i përket produktivitetit. Trajnimi i tij gjithashtu do të jetë një sintetizim dhe shpjegim i këtyre parimeve. 

Merr pjesë në trajnimin “RRUGË-ZGJIDHJA, Si mund të bëhemi? Trajnim për Produktivitet Maksimal në punë dhe në jetë”

Në përmbyllje të këtij episodi Gerti ndau me ne dy mundësi të vlefshme për të gjithë ndjekësit, së pari Business Magazine i ka hapur dyert secilit për t’u bërë kontributor, duke shkruar artikuj për revistën Business Magazine, në tema që i japin vlerë lexuesve të kësaj reviste. Së dyti, kushdo mund të përfitojë nga bashkëpunimi më i fundit i Business Magazine me Eno Barjami ku ofrohet numri i 25-të i revistës së bashku me librin “Ji Rrugë-Zgjidhja” në një çmim promocional.

Për më tepër shiko episodin e plotë të LiveME Show & Podcast.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0