Si ta dallosh një lider të shkëlqyer? Shiko axhendën e tij. - Business Magazine Albania

Si ta dallosh një lider të shkëlqyer? Shiko axhendën e tij

Sipas Mark Murphy, liderët më të mirë nuk janë ata që flasin me vetëbesim apo kanë CV të shkëlqyer, por ata që investojnë vazhdimisht në zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Ata ndjekin trajnime për lidership, lexojnë libra, kërkojnë këshilla dhe pranojnë kritika, jo sepse janë të dobët, por sepse janë të vetëdijshëm që lidershipi është si një muskul që duhet stërvitur vazhdimisht.

Lexo gjithashtu: A je një shef i keq? 10 shenja që s’mund t’i injorosh

Në të kundërt, liderët më të dobët shpesh mendojnë se “dinë gjithçka”, nuk pranojnë kritika dhe shmangin trajnimin. Ky fenomen njihet si efekti Dunning-Kruger, ku njerëzit me më pak aftësi kanë tendencë të mbivlerësojnë vetveten dhe të mos kuptojnë mangësitë e tyre.

Studimet tregojnë se organizatat që kanë liderë që shmangin zhvillimin profesional kanë më pak inovacion dhe më shumë probleme me angazhimin dhe performancën. Ndërsa ata që kultivojnë një kulturë trajnimi të vazhdueshëm, kanë më shumë sukses dhe qëndrueshmëri.

Murphy thekson se trajnimet për lidership nuk duhet të shihen si ndëshkim, por si një strategji elite, një mënyrë për të forcuar edhe më tej një lider të mirë. Sikurse atletët që stërviten për të ruajtur performancën, edhe liderët e vërtetë stërviten për të qenë gjithmonë në nivelin më të lartë.

Lexo gjithashtu: Si një nënë e trajtoi diagnozën e rrallë të vajzës si sfidë biznesi dhe e fitoi?

Mesazhi i tij për drejtuesit e organizatave është i qartë, kontrolloni kush merr pjesë në trajnimet për lidership. Shumë shpesh, kjo listë përputhet me listën e performuesve më të mirë.

Nëse do të dish kush është një lider i shkëlqyer, mos shiko vetëm karizmën apo pozicionin. Pyet: “Kur ishte hera e fundit që mori pjesë në një trajnim për lidership?”

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0