Si shpjegohet rritja e vazhdueshme e çmimit të banesave në Tiranë? - Business Magazine Albania

Si shpjegohet rritja e vazhdueshme e çmimit të banesave në Tiranë?

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë në lidhje me ecurinë e çmimeve të pasurive të paluajtshme , gjashtë mujori i parë i 2020 ka reflektuar efektet negative që ka pasur pandemia dhe tërmeti[1] por jo mjaftueshëm sa për të ulur çmimin e banesave në Tiranë.

Në gjashtë mujorin e parë të 2020 çmimet mesatare të banesave të shitura në Tiranë kanë shënuar rritje të ndjeshme (me mbi 50%) në zonat jashtë qytetit, por kanë regjistruar rënie të lehtë në zonat qendrore dhe në periferi. Për zonat bregdetare, agjentët raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta nga ato të gjashtëmujorit të dytë të 2020, ndërsa për zonat e tjera, ndryshimet në çmimet e shitjes ishin të papërfillshme.

Numri i përgjithshëm i pronave të shituar në 6-mujorin e parë të 2020 është 37% më i ultë sesa ai i 6-mujorit të dytë të 2019.

Sipas këtij raporti, Indeksi i Çmimit të Banesave në Tiranë ka pësuar një rritje në 6-mujorin e parë të 2020 me 6.5% krahasuar me 6-mujorin e dytë të 2019. Për zonat bregdetare, agjentët raportuan çmime mesatare rreth 15% më të ulëta në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.

Bazuar në raport, agjentët presin që në 6-mujorin e dytë të 2020 të ketë një rritje  të çmimit të banesave në Tiranë dhe ndryshime të pa konsiderueshme në zona të tjera të vendit, ndërsa sa i përket regjistrimit të pronave të reja në regjistër ai do jetë  i krahasueshëm me këtë 6-mujore.

Rritja e çmimit të banesave, bazuar edhe në teori, vjen për dy arsye ose rritja e kërkesës për të blerë banesa ose ulja e ofertës. Një indikator për të matur ofertën, si përfaqësues indirekt është dhe numri i lejeve të ndërtimit.

Po cili është trendi i lejeve të ndërtimit në Shqipëri?

Grafiku 1. Numri i lejeve të ndërtimit për T1, 2019-T3, 2020

Burimi: INSTAT, 2020 [2]

Nëse  do të krahasojmë dy tremujorët e fundit të 2020, dukshëm vihet re një rritje e numrit të lejeve të ndërtimit si për ndërtime për banim ashtu edhe për ndërtime për arsye tregtare.

Pra rritja e numrit të lejeve të ndërtimit do të thotë ofertë më e lartë në afatmesëm dhe afatgjatë për ndërtesa të reja. Këtu bie poshtë hipoteza se rritja e çmimit të banesa vjen si pasoje e uljet së ofertës, pasi oferta pritet të rritet.

Atëherë i vetmi shpjegim ekonomik mbetët rritja e kërkesës për të blerë banesa.

Sipas raportit të “indeksit të çmimit të banesave” nga Banka e Shqipërisë për 6-mujorin e dytë të 2020, 35% e banesave dhe pronave tregtare janë blere nga jo rezident dhe 2/3 e tyre e kanë rezidencën në vende jashtë  Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, migrimi brendshëm pra lëvizja nga qytetet e vogla drejt Tiranës, rrit kështu edhe kërkesën për banesa në Tiranë.

Por, historikisht industria e ndërtimit është konsideruar si industria që ka një informalitet  shumë të lartë, ku blera mund të bëhet edhe në cash duke e konsideruar investimin në real estate si investim të sigurt dhe jo lehtësisht të gjurmueshëm në lidhje me burimin e të ardhurave për të bërë një blerje të tillë.

Të gjithë këto faktorë si:

  • Blerja në tiranë nga jo rezidentë;
  • Migrimi i brendshëm;
  • Informaliteti në blerjen e pasurive të paluajtshme

E bën tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë një vend më çmime shumë të larta për të bërë blerje si për banesa apo edhe për arsye tregtare, gjë e cila  shpjegon edhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të banesave në Tiranë.

 

[1] https://www.bankofalbania.org/rc/doc/19102020_Per_publikim_Tregu_i_pasurive_te_paluajtshme_6MI_2020_17708.pdf

[2] http://www.instat.gov.al/media/7773/lejet-e-nd%C3%ABrtimit-t3-2020.pdf

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0