Si po përfundon eksperimenti i madh i punës nga shtëpia?! - Business Magazine Albania

Si po përfundon eksperimenti i madh i punës nga shtëpia?!

punës nga shtëpia

Dhjetëra mijëra punonjës të Facebook kishin punuar nga shtëpia vetëm dy muaj, kur Mark Zuckerberg bëri një parashikim të guximshëm: në pak vite, gjysma e punonjësve të kompanisë nuk do të vinin rregullisht në zyrë.

“Mendoj se mund të kemi 50% të njerëzve tanë që punojnë në distancë,” tha Zuckerberg në Maj 2020, duke folur për avantazhet e stafit që nuk “lidhen” me tavolinën e zyrës. Ai pati theksuar se, “ka përfitime të qarta për punën në distancë”, por dy vjet më vonë, Zuckerberg duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij.

Ndërsa njoftoi një raund të madh pushimesh nga puna në kompaninë mëmë të Facebook, Meta në fillim të këtij viti, Zuckerberg tha se stafi bënte një punë më të mirë kur ishte në zyrë, të paktën në fillim të karrierës.

“Inxhinierët që iu bashkuan Meta personalisht dhe më pas u kaluan remote, apo vijuan në zyra, performuan mesatarisht më mirë sesa njerëzit që iu bashkuan kompanisë në distancë”, tha Zuckerberg.

Sipas tij, “hipoteza jonë është se mbetet akoma më e lehtë të ndërtohet besimi personalisht”.

Megjithëse tha se, Meta mbeti e përkushtuar ndaj “punës në distancë “, deklarata shënoi një ndryshim mendimi, e pasqyruar në të gjithë industrinë e teknologjisë: punonjësit kërkohen të kthehen në tavolinat e tyre në zyrë.

Shefi ekzekutiv i Amazon, Andy Jassy, ​​ka urdhëruar punonjësit të kthehen në zyrë të paktën tre ditë në javë, duke nisur nga muaji i ardhshëm, pas Apple, e cila e bëri këtë lëvizje në shtator. Në Twitter, Elon Musk ka arritur deri në pikën sa disa punonjës të flenë në zyrë.

Ky paracaktim është tërësisht në kundërshti me ditët e para të pandemisë, kur Big Tech ishte pararojë për atë që do të shihet si një revolucion afatgjatë për mënyrën e punës së njerëzve. Google, Twitter dhe Facebook ishin ndër punëdhënësit e parë që dërguan njerëzit në shtëpi në fillim të marsit 2020, kur rastet e regjistruara Covid në SHBA ishin me qindra.

Fuqia punëtore e re dhe e aftë me teknologjinë u përshtat lehtë në zëvendësimin e kontaktit me njerëzit, në telefonata, video dhe mesazhe, aftësi të zhvilluara më parë.

Rritja e kërkesës për mjete digjitale, shërbimet e transmetimit dhe mediat sociale bënë që kompanitë e mëdha të teknologjisë të punësojnë mijëra punonjës pa vendosjen e një zyre.

Shumë punonjës mund të jetonin si mbretër jashtë qendrave të shtrenjta të teknologjisë, ku mund të qëndronin më pare.

Pas disa javësh, Twitter tha se stafi do të jetë në gjendje të punojë nga shtëpia përgjithmonë. Në Apple, shefi ekzekutiv Tim Cook përshëndeti përpjekjet e stafit, pasi një prodhim i produkteve të sapodala çoi në shitje rekord.

“Ka gjëra më të këqija për një kompani, biznesi i së cilës është inovacioni, sesa të duhet të bëjë periodikisht pothuajse çdo gjë në një mënyrë krejtësisht të re,” u tha ai investitorëve.

Zuckerberg paraqiti vizion më të gjerë, duke thënë se ai personalisht planifikoi të kalonte gjysmën e 2021 dhe 2022 duke punuar nga shtëpia dhe se kushdo që dëshiron të lëvizë jashtë vendit do të mbështetet.

Kompanitë bënë lëvizje me gjysmë zemre për të rikthyer stafin në zyrë, pasi vaksinat u bënë gjerësisht të disponueshme, por shfaqja e varianteve Delta dhe Omicron u dha atyre një justifikim të përshtatshëm për të shtyrë rihapjen.

Në fund të verës së kaluar, puna nga shtëpia dukej si një trend i përhershëm. Qershorin e kaluar, zënia e zyrave në qendrën e teknologjisë në San Francisko ishte vetëm 32%, sipas firmës së sigurisë, Kastle.

Stafi në zyrat e Facebook dhe Google në Mbretërinë e Bashkuar thonë se për pjesën më të madhe të vitit të kaluar e kishin me zgjedhje vendimin për të shkuar në zyrë apo jo.

Lexo: Musk e pranon se shumë gabime janë bërë gjatë drejtimit të Twitter

Punëtorët, të cilëve iu kërkua të ktheheshin, protestuan, duke theksuar se kishin opsione diku tjetër: kompani të tilla si Coinbase, Dropbox dhe Airbnb thanë të gjitha se do të lejonin punën në distancë përgjithmonë.

Në gusht, punonjësit e Apple dolën kundër urdhrit të Cook që njoftonte se stafi do të duhej të kthehej tre ditë në javë. Punëtorët e tjerë ndërmorën hapa më radikalë. Në shkurt, kontraktorët që punojnë për YouTube njoftuan grevë në shenjë proteste ndaj planeve të kthimit në zyrë; një grevë e mëparshme nga punonjësit e Google Maps kishte siguruar një vonesë në kthimin e zyrave.

Megjithatë, një rënie e theksuar e kompanive të teknologjisë ka ndryshuar panoramën. Që nga fillimi i vitit, Microsoft, Google, Meta dhe Amazon kanë pushuar nga puna mijëra punëtorë, pasi rritja e normave të interesit ka goditur çmimet e aksioneve të tyre.

Presionet financiare i kanë bërë shefat e teknologjisë më të ndërgjegjshëm për investimet miliarda dollarësh që ata kanë bërë në selitë e tyre aktualisht bosh, si baza e Apple e ngjashme me anijen kozmike dhe kampusi i projektuar nga Frank Gehry i Meta-s. Ajo gjithashtu ka zhvendosur pushtetin nga punonjësi te punëdhënësi.

Lexo: Bitcoin kap nivelin e 30 mijë dollarëve, ndërsa investitorët vënë bast për ndalimin e rritjes së interesave

“Kompanitë e teknologjisë tani po zvogëlohen dhe do të synojnë fillimisht zvogëlimin e njerëzve që nuk do të vijnë në zyrë”, thotë Thomas Roulet, profesor i asociuar në teorinë e organizimit në Universitetin e Kembrixhit, i cili studion politikat e punës në shtëpi.

“Njerëzit që nuk janë të dukshëm, njerëzit që qëndrojnë në shtëpi sepse mendonin se firmat e teknologjisë do të ishin super fleksibël, ata do të jenë të parët në radhën e shkurtimeve, sepse shefat e tyre nuk i kanë parë kurrë. Ata nuk janë të lidhur me kulturën e organizatës”.

Shefi i Amazon, Andy Jassy, ​​tha në shkurt se, “është ndryshe kur je ballë për ballë me dikë, duke e parë në sy dhe duke parë duke u përfshirë plotësisht në diskutimet ballv për ballë”.

Gjërat madje po ndryshojnë ngadalë në Meta, ku Zuckerberg ka kaluar një pjesë të vitit të fundit, duke punuar nga Hawaii dhe ku drejtuesit janë shpërndarë në mbarë botën (Sir Nick Clegg, drejtuesi i çështjeve globale dhe shefi i Instagramit Adam Mosseri janë me bazë në Londër, ndërsa kreu i WhatsApp Will Cathcart banon në Los Angeles).

Javën e kaluar, kompania ndaloi reklamimin e punëve krejtësisht të largëta, megjithëse një zëdhënës tha se masa ishte e përkohshme.

Ndryshimi ka ndodhur në të gjithë industrinë e teknologjisë. Sipas shifrave nga web i punësimit Adzuna, numri i vendeve të punës teknologjike në Mbretërinë e Bashkuar, të reklamuara si tërësisht në distance ka rënë nga 39% në prill, krahasuar me 27% muajin e kaluar. Punët hibride janë rritur nga 20% në 29%, ndërsa punët e reklamuara në zyrë janë rritur nga 7,7% në 9,1%.  Ndryshimi është i ngjashëm në SHBA, megjithëse më shumë role reklamohen si plotësisht të largëta.

“Me pandeminë që po bëhet ngadalë histori e largët, punëdhënësit po bëhen më të fortë në politikat e kthimit në zyrë, pavarësisht nëse kjo do të thotë të ktheheni plotësisht ose pjesërisht në detyrë”, thotë bashkëthemeluesi i Adzuna, Andrew Hunter.

Vitin e kaluar, Cook e quajti punën nga shtëpia “nëna e të gjitha eksperimenteve”. Ky eksperiment, tani duket se po përfundon.

Telegraph

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0