Si po e transformon aplikacioni Staff punësimin hibrid në Shqipëri? Vizioni i themeluesit për dekadën e ardhshme! - Business Magazine Albania

Si po e transformon aplikacioni Staff punësimin hibrid në Shqipëri? Vizioni i themeluesit për dekadën e ardhshme!

Nga Eni Muça- Staff.al po përjeton një transformim të rëndësishëm. Nga një platformë tradicionale punësimi, ajo po kthehet në një ekosistem të plotë digjital, ku profesionistët dhe klientët lidhen përmes zgjidhjeve të shpejta, inteligjente dhe transparente. Me versionin e ri të aplikacionit, kompania shqiptare po vendos një standard të ri në mënyrën si kërkohen, ofrohen dhe realizohen punët në vend.

Në intervistën për Business Magazine Albania, themeluesi i Staff.al, Gramoz Todori, tregon se ideja për kategorinë “Projekte” lindi si përgjigje ndaj një nevoje reale të tregut, kërkesës për punë të shpejta dhe njëherëshe, jashtë formës klasike të punësimit. “Shoqëria kishte një kërkesë të madhe që nuk ishte pozicion pune, por një shërbim i njëhershëm, një logo, një faqe web, një video e shkurtër, fotografi, elektricitet, pastrim, punime artizanale apo teknike. Askush nuk po e mbulonte këtë hapësirë. Kështu lindi ‘Projektet’ për të plotësuar një nevojë që ekzistonte prej kohësh,” – shpjegon Todori. Që në ditën e parë të lançimit, dhjetëra profesionistë aplikuan në projektet e para të krijuara në platformë, duke treguar potencialin e madh që kjo kategori ka për tregun shqiptar të punës dhe shërbimeve.

Lexo edhe:Aplikacioni “Staff.al” – Një revolucion në tregun e punës në Shqipëri

Si funksionon kategoria “Projekte”

Procesi është menduar të jetë sa më i thjeshtë dhe intuitiv. Përdoruesi shtyp butonin “+” në aplikacion dhe përshkruan shkurt nevojën që ka. Sistemi i inteligjencës artificiale të Staff bën disa pyetje të shpejta për të kuptuar më saktë kërkesën dhe më pas gjeneron automatikisht një projekt me titull profesional, përshkrim të qartë dhe parametra të plotë. Menjëherë pas publikimit, profesionistët dërgojnë ofertat e tyre me çmime dhe afate dorëzimi. “Nuk ka nevojë për aftësi teknike. Brenda pak minutash, puna që ke nevojë të bëhet, gjen profesionistin e duhur,” – shton Todori. Për profesionistët, kjo kategori është një burim i ri të ardhurash dhe një mënyrë për të ndërtuar reputacionin e tyre online. Nga dizajnerët e programuesit e deri te elektricistët apo mjeshtrat e zanateve, të gjithë mund të aplikojnë për projekte çdo ditë dhe të fitojnë klientë të rinj. Sipas Gramoz Todorit, ridizajnimi i aplikacionit ishte një hap i domosdoshëm pas rritjes së madhe që platforma ka përjetuar, me mbi 100 mijë shkarkime. “Platforma kishte nevojë për qartësi më të madhe, shpejtësi më të lartë dhe një identitet modern. Dizajni i ri e bën Staff më profesional dhe më afër standardeve ndërkombëtare,” – thekson ai.

Një tjetër risi që ka tërhequr vëmendje është funksioni i transparencës së CV-ve, që tregon përqindjen e hapjes së tyre nga kompanitë. “Tani përdoruesit shohin sa CV hap një kompani. Kjo krijon besim për kandidatin dhe përgjegjësi për kompaninë. Është funksioni i parë i këtij lloji në Shqipëri,” – thotë Todori. Tashmë çdo kompani ka profilin e saj brenda platformës me logo, përshkrim dhe punët aktive, një hap që e bën procesin më të qartë dhe më të besueshëm si për punëkërkuesit, ashtu edhe për bizneset.

Në përmbyllje të intervistës, Gramozi thekson se ky është vetëm fillimi i një faze të re zhvillimi: “Nëse keni një punë të njëhershme, krijoni një projekt. Nëse jeni profesionist, aplikoni çdo ditë. Nëse jeni kompani, shfrytëzoni profilet dhe transparencën e re. Staff po ngrihet si një ekosistem që lidh punët, shërbimet dhe profesionistët në mënyrë më praktike dhe transparente.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0