Si pasqyrohet gjëndja e përdoruesve në TikTok

Si pasqyrohet gjendja e përdoruesve në TikTok



Siç është raportuar nga TechCrunch, Huffman po merrte pjesë në një diskutim në panel me ish-drejtuesit e Facebook, Sam Lessin dhe Elliot Schrage në konferencën “Social 2030” në San Francisko. Kur u pyetën nëse fillimet e Silicon Valley mund të mësojnë diçka nga TikTok, Huffman ndau mendimin e tij për aplikacionin.

“Ndoshta unë do të pendohem për këtë, por nuk mund të arrij as në nivelin që ata mendojnë”, tha Huffman. “Për shkak se e shikoj atë aplikacion si një parazit, që ti gjithmonë e dëgjon, teknologjia e fingerpriting që përdorin është me të vërtetë e tmerrshme dhe nuk mund të instaloj një aplikacion të tillë në telefonin tim”.

“Unë u them vazhdimisht njerëzve: Mos e instaloni atë spyware në telefonin tuaj”, – shtoi ai më vonë.

Lexo: Paditet TikTok! Dërgon të dhënat e përdoruesve të SHBA në Kinë

Për herë të parë është lançuar në shtator të 2016, në Kinë. TikTok i lejon përdoruesit që të krijojë videoklipe 15 sekondëshe. Aplikacioni ka mbledhur mesatarisht mbi 800 milionë përdorues në muaj. Aplikacioni ka pasur më shumë se 1.5 miliardë shkarkime që kur është lançuar, duke e bërë atë aplikacionin e shtatë më të shkarkuar të dekadës së fundit.

Por, TikTok është akuzuar për një çështje shumë delikate, si mbledhja e informacioneve private të fëmijëve, duke u gjobitur me 5.7 milionë dollarë. TikTok gjithashtu ka qenë subjekt edhe për sigurinë kombëtare në SH.B.A., aplikacioni është ndaluar nga “Marina” dhe “TSA”. Aktualisht TikTok është në një proçes gjyqësor, ku akuzohet se ky aplikacion është instaluar paraprakisht me një “mbikëqyrës software kinez”.

Lexo: Mark Zuckerberg dështoi ta blinte aplikacionin TikTok. Tani thotë se është një kërcënim për demokracinë

Politika e privatësisë së TikTok, zbulon se mbledh një sasi tronditëse të të dhënave nga përdoruesit, duke përfshirë adresën IP, historinë e IP, transportuesin celular, ID-në e pajisjes. Huffman shprehet se këto informacione mund të ndahen me shërbime të palëve të treta, siç janë reklamuesit.

Burimi: TECHSPOT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0