Paditet TikTok! Dërgon të dhënat e përdoruesve të SHBA në Kinë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/12/2019

Paditet TikTok! Dërgon të dhënat e përdoruesve të SHBA në Kinë

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 04, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

TikTok, aplikacioni i pestë më i shkarkuar në App Store për vitin 2019, është duke u paditur nga një studente në Kaliforni me akuzat seaplikacioni i njohur i mediave sociale ka transferuar të dhënat e saj në serverët kinezë – diçka që TikTok thotë se nuk po e bën.

Siç raporton Reuters, procesi gjyqësor pretendon se TikTok “zbraz dhe transferon në serverët në Kinë sasi të mëdha të të dhënave të përdoruesve privatë”. Alarmant është fakti se paditësja pretendon se edhe pse ajo shkarkoi aplikacionin TikTok në mars – prill të vitit 2019, ajo asnjëherë nuk krijoi një llogari TikTok.

Lexoni: Mark Zuckerberg dështoi ta blinte aplikacionin TikTok. Tani thotë se është një kërcënim për demokracinë

Vajza thotë se TikTok krijoi një llogari për të dhe filloi të ‘vidhte’ detaje mbi të nga videot që ajo bënte, por që nuk i ka postuar kurrë. Të dhënat përfshinin informacione biometrike dhe website-t që ajo vizitonte në telefonin e saj. Këto të dhëna pretentohet se u transferuan në dy serverë në Kinë në pronësi të Tencent dhe Alibaba.

Akuzat janë të sigurta se nuk do t’i bëjnë asnjë favor kompanisë në SHBA. Në Nëntor, New York Times raportoi se qeveria e SHBA ka rishikuar sigurinë kombëtarë në lidhje me kompanitë që operojnë aty. Gjatë vitit 2019, Shtetet e Bashkuara janë bërë gjithnjë e më të kujdesshme ndaj aplikacioneve të njohura që bëhen nga kompani në vendet që ata i konsiderojnë kundërshtarët e tyre. Ky mosbesim ndaj disa aplikacioneve të krijuara jashtë vendit është i sigurtë që do të rritet gjatë vitit 2020.

/Fast Company