Si ndikon sarkazma në suksesin e sipërmarrësve?

Si ndikon sarkazma në suksesin e sipërmarrësve?


Çdokush e do sarkazmën. Është e ngrohtë dhe e mjegullt dhe e bën çdo njeri të ndihet mirë.

Po tregohem sarkastike, normalisht. Sarkazma ashtu siç e dimë të gjithë, mund të jetë me raste e lezeçme (dhe shpeshherë një mënyrë e mirë për të shfryrë mërzitjen me botën), por nuk duket ekzaktësisht si një strategji e pagabueshme për të ndërtuar aleanca dhe për ta vënë punën përpara. Në fakt, pjesa më e madhe e trajnerëve të karrierës do të të këshillonin që ta shmangnit me të gjitha mënyrat në zyrë.

Përveç faktit se ata janë të gjithë totalisht gabim. Ky është sugjerimi i kërkimeve mbi sarkazmën. Mesa duket, sarkazma nuk ju privon thjesht nga lumturia, por ju ndihmon të jeni më kreativë dhe të suksesshëm.

“Forma më e lartë e inteligjencës”
Studimi i titulluar “Forma më e lartë e inteligjencës: Sarkazma rrit Krijimtarinë nëpërmjet të menduarit abstrakt për të dyja palët njëkohësisht, ata që e përdorin, dhe atyre që u adresohet,” u udhëhoq nga një skuadër studiuesish nga Harvardi, Columbia dhe Insead. Ekipi testoi efektet e sarkazmës duke patur vullnetarë të angazhoheshin në një shkëmbim të sinqertë, sarkastik ose neutral para se të përfundonin një detyrë e dizenjuar për të vlerësuar kreativitetin e tyre.

Çfarë gjetën studiuesit?
Rezulton se sarkazma, është një mënyrë shumë e mirë për stërvitjen mendore të trurit. “Për të krijuar ose dëshifruar sarkazmën, të dyja palët, edhe ata që e përdorin, edhe ata që janë subjekt i saj duhet të kapërcejnë kontradiktën (për shembull distanca psikologjike) ndërmjet kuptimeve fjalë për fjalë dhe atyre që kanë ndërmend të thonë vërtet shprehjet sarkastike. Ky është një proces që aktivizon dhe lehtësohet nga abstraksioni, i cili nga ana e vet nxit të menduarin kritik,” ka shpjeguar për Harvard Gazette Francesca Gino e Harvardit e cila ka marrë pjesë në studim.

Sarkazma në suksesin e sipërmarrësve

Rezultatet ishin se “ata në kushtet e sarkazmës më pas performonin më mirë në detyra kreativet se sa ata në kushtet e siqeritetit ose të kontrollit. Kjo sugjeron se sarkazma ka potencialin te katalizojë kreativitetin te çdo njeri,” ka shtuar Adam Galinsky, një tjetër pjesëtar i skuadrës. Me pak fjalë, komentet sarkastike e bëjnë të gjithë skuadrën më kreative, kështuqë lërini liri këtyre lloj komenteve. Falemnderit shkencë!

Kërkohet besim
Ky është një lajm i lumtur për atë më të prirurit në sarkazma, por para se të lumturoheni, kërkuesit kërkojnë të tregohet kujds pasi këto gjetje nuk duhet të merren si diçka e garantuar për ta përdorur sarkazmën kudo dhe kurdo që ju “godet” humori i sarkazmës. Nëse nuk doni të lëndoni njerëz dhe të shkëpusni urat e komunikimit me ta, duhet t’i kufizoni ndërhyrjet tuaja në ato situata me njerëz ku besimi është ndërkaq i ndërtuar mes palëve.

“Ndërsa pjesa më e madhe e kërkimeve të mëparshme duken se sugjerojnë që sarkazma është e dëmshme, ne gjetëm se, ndryshe nga sarkazma midis palëve jokonfidente mes tyre, sarkazma midis njerëzve që ndajnë një marrëdhënie besimi nuk gjeneron më shumë shpërfillje sesa sinqeritet,” vëren Galinsky.

 

/Shkruar nga JESSICA STILLMAN, Publikuar në Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0