Si ndikon në të vërtetë Coca-Cola tek ekonomia e vendit? - Business Magazine Albania

Si ndikon në të vërtetë Coca-Cola tek ekonomia e vendit?

Coca-Cola

Një studim i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi mbi ndikimin social-ekonomik të Coca-Cola në Shqipëri sjell shifra mbresëlënëse lidhur me burimet dhe vendet e punës që janë gjeneruar nga CCBS.

  • Ndikimi ekonomik i kompanisë është 0.19% e PBB -së së vendit
  • CCBS ka patur një impakt kompleksiv prej 2,800 punonjësish, nga të cilët punonjës direktë janë 342 ndërsa indirekt janë 2,458.
  • 410 furnitorë vendas, të cilëve iu shpërndanë 20% të burimeve të krijuara nga sektori i pijeve
  • Pagat mbi mesataren, deri në mbi 56% më të larta për punonjësit e administratës dhe një përqindje e lartë e grave në pozicione drejtuese

Dekada më parë, nëse do të lexonim “Coca-Cola” dhe “shqiptare” në një fjali, do të na ishte dukur e pabesueshme. Dikur një simbol i botës së ndaluar jashtë Shqipërisë totalitariste, sot mund të themi pa u druajtur se Coca-Cola është më shqiptare nga ç’mendoni! 27 vite pas hapjes së fabrikës së Coca-Cola Bottling Shqipëria në Tiranë, ndikimi i Coca-Cola në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është shumë më domethënës sesa mund të na e kishte marrë mendja.

Një raport i publikuar së fundmi sjell të dhëna mbresëlënëse nga studimi i Universitetit të Menaxhimit SDA Bocconi, sa i takon të ardhurave të gjeneruara dhe vendeve të punës të hapura në sajë të prezencës së Coca-Cola në Shqipëri në 2019-ën.

3,267 milionë Lekë ka gjeneruar Coca-Cola në Shqipëri; sa 0,19% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjithashtu, impakti kompleksiv i Coca-Cola në 2019-ën sa i takon punonjësve ishte 2,800, nga të cilët punonjës direktë janë 342 ndërsa indirekt janë 2,458.  Këto janë vetëm dy nga treguesit tejet pozitivë të kompanisë që nënvizohen në raportin e drejtuar nga profesorët Fabrizio Perretti dhe Stefano Basaglia.

Coca- Cola në Shqipëri mban vendin e parë mes sipërmarrjeve prodhuese të pijeve, duke mbuluar 34.98% të vlerës së xhiros së këtij grupi, si edhe duke punësuar 21.19% të punonjësve të këtij grupi sipërmarrjesh. Coca-Cola në Shqipëri operon me 410 furnitorë lokalë dhe konsiderohet nga autorët e studimit si një “kompani lokale” e cila ndikon në mënyrë të ndjeshme tek sipërmarrjet që janë pjesë e këtij zinxhiri.

Për çdo vartës direkt të CCBS, korrespondojnë rreth 16 vende pune në ekonominë shqiptare. Nëse i referohemi strukturës së familjeve shqiptare, 21,313 njerëz varen pjesërisht ose plotësisht nga të ardhurat e gjeneruara direkt dhe indirekt nga Coca- Cola në Shqipëri.

Pagat e punonjësve të CCBS janë më të larta sesa paga mesatare e vendit: deri në 56% më të larta për punonjësit e administratës; 14% më të larta për specialistët dhe përfaqësuesit e shitjes dhe për menaxherët dhe ekzekutivët deri në 40% më të larta.

Lexoni: Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton paketime të reja, me plastikë 100% të ricikluar për një ekonomi më qarkore

CCBS zotëron tregues shumë pozitivë edhe sa i takon punësimit të gruas: 80% e punonjësve në pozicione drejtuese të Coca-Cola në Shqipëri janë gra.

Raporti ndalet edhe tek ndikimi mjedisor. Coca-Cola në Shqipëri udhëheq me modelin e korporatës së angazhuar në çështje mjedisore, duke realizuar investime gjigande për reduktimin e faktorëve që ndikojnë tek mjedisi, investime që nga pajisjet, tek flota e makinave dhe deri tek vetë produkti, të gjitha në të mirë të mjedisit.

Në 2010-ën, Coca-Cola solli në Shqipëri sistemin e parë dhe më të madh të pastrimit të ujit të shkarkuar duke e përdorur atë për ujitjen e pemëve, një investim prej 1 milion Euro. Vitin e kaluar, Coca-Cola në Shqipëri udhëhoqi lëvizshmërinë e gjelbër, duke e këmbyer flotën komerciale në Tiranë me makina 100% elektrike dhe duke vijuar në 2021-shin me zgjerimin e këtij projekti në Durrës e Kavajë, me rezultat 242 tonë më pak CO₂ të emetuar, e barazvlefshme me kontributin që ofrojnë mbi 18,000 pemë çdo vit.

Këtë vit, Coca-Cola bëri edhe një tjetër investim gjigand në Shqipëri në të mirën e mjedisit, duke realizuar me sukses investimin në impiantin fotovoltaik me sipërfaqe 10,680 m² të instaluar në tarracën e stabilimentit, investim ky në vlerën 1,260,000 Euro.

Coca-Cola në Shqipëri prezantoi në korrik të këtij viti shishet me plastikë 100% të ricikluar (rPET), për të gjitha markat në portofolin e kompanisë në formatet 0.45L& 0.9L, duke investuar në një total prej 4,740,000 paketimesh, vetëm gjatë vitit 2021.

Kjo nismë mundëson qarkullimin nga shishja- në shishe- në një shishe të re. Coca-Cola në Shqipëri prezantoi edhe shishen e re dinamike të produktit Sprite, një largim nga paketimi i saj historik jeshil, për një PET transparent lehtësisht të riciklueshëm dhe të ricikluar.

Këto risi, në prodhimin me shishe rPET, janë pjesë e strategjisë afatgjatë të kompanisë “The Coca-Cola Company”, në kuadër të projektit “Bota pa Mbetje”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0