Si munden markat të eleminojnë ndërrimin e kanaleve gjatë reklamave? - Business Magazine Albania

Si munden markat të eleminojnë ndërrimin e kanaleve gjatë reklamave?


Markat mund të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të “commercial zapping”, që do të thotë ndërrimi i kanaleve nga shikuesit kur po shohin emisionet e tyre të preferuara televizive, gjatë shfaqjes së reklamave.

Një ekip kërkimor australian nga Universiteti Curtin i Perth sugjeron se ekziston një mënyrë alternative ndaj eliminimit të mesazheve komerciale.

Rekomandimet e tyre i sugjerojnë marketerët dixhitalë që në startegjitë e tyre të mos kërkojnë të minimizojnë bllokimin online të reklamave por të prodhojnë reklama cilësore dhe publiku do t’i mirëpresë mesazhet e tyre.

Polemikat mbi ndikimin e “commercial zapping” kanë rreth 40 vite që kanë filluar. Në një studim të bazuar në vëzhgime, që identifikon faktorët që ndikojnë në ndërrimin e kanaleve televizive, Stephen Richard Dix dhe Ian Phau tregojnë gjetjet e tyre në lidhje me atë që ndodh në një dhomë kur një reklamë shfaqet në ekran.

Autorët pranojnë se reklamuesit nuk mund ta eliminojnë menjëherë ndërrimin e kanalit nga shikuesit.

Por ata ofrojnë këshilla se si markat mund të ndihmojnë në sigurimin e shikueshmërisë: “Ky studim identifikoi se një pjesë e konsiderueshme e kohës komerciale humbet nga shikuesit, si rezultat i ndërrimit të kanaleve. Rreth 38.06 % e shikuesve largohesin nga kanali televiziv gjatë kohës së reklamave.

Marketerët mund të kufizojnë “commercial zapping” duke kufizuar ‘nivelet e acarimit’ nga ana e shikuesve, përsëritjen e elementëve në strategjinë e tyre krijuese dhe kufizimin e ekspozimit në strategjinë e tyre të skedulimit.

Autorët përfundojnë se marketerët, agjencitë e marketingut dhe palët e tjera të interesuara duhet të përpiqen të minimizojnë stimujt që mund të shkaktojnë ndërrimin e kanalit gjatë reklamave.

Burimi: warc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0