Si mund të shisni më shumë, e me çmime të larta ? - Business Magazine Albania

Si mund të shisni më shumë, e me çmime të larta ?


Kush është Scott Sorrell? E quajnë ndryshe “Z. Rrit çmimet” (Mr. Charge Higher Prices). Ai ka identifikuar mbi 80 teknika, metoda dhe strategji të ndryshme për t’i bërë klientët të paguajnë më shumë se sa mendonin, e megjithatë të mbeten të lumtur që e bënë këtë. Ai trajnon ekipet e shitjes në SHBA dhe zhvillon trajnime ndërkombëtare. Ka punuar me shumë nga kompanitë më të mira të botës, duke përfshirë Cisco Systems, MetLife, BMW, Rawlings, 3M dhe shumë të tjerë.

Tek të dy trajnimet e tij me temë “Shitjet, Influenca në biznes dhe Real Estate” që u organizuan më datat 16 dhe 17 Tetor në hotel Plaza, kishte mbi 400 pjesëmarrës dhe përfaqësues biznesi të interesuar për të dëgjuar idetë e tij.

Gjatë trajnimeve Scott Sorrell ndau me audiencën ide inovative, teknika dhe strategji të reja shitjesh që ndihmojnë shitësit dhe drejtuesit e bizneseve si të kenë më shumë influencë tek klientët, të gjenerojnë më shumë shitje në mënyrë të vazhdueshme dhe të rrisin çmimet – dhe përsëri klientët blejnë e të mbeten të kënaqur.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu

Ja disa nga pyetjet, të cilave Scott Sorrel u dha përgjigje gjatë intervistës së zhvilluar për Business Magazine:

  • Cilat janë aftësitë kryesore të shitësve të suksesshëm dhe si mund t’i zhvillojmë këto aftësi?
  • Cilat janë disa nga teknikat si mund t’i rrisim çmimet dhe përsëri t’i influencojmë klientët të mbeten të kënaqur për blerjet e tyre?
  • Si mund t’i gjenerojmë më shumë klientë të pëlqejnë, besojnë dhe të blejnë produktet/shërbimet tona?
  • Si mund të prezantojmë shërbimet tona në mënyrën më efektive për të rritur shitjet?

Shiko intervistën duke klikuar në videon më poshtë:

Trajnimet e Scott Sorrell në hotel Plaza u mundësuan nga organizata profesionale Sotmëria dhe nga agjencia imobiliare Mei Realty.

Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0