Si merret vërtetimi për rihapjen e biznesit

Si merret vërtetimi për rihapjen e biznesit


Bizneset që do të hapen ditën e sotme, duhet të pajisen me vërtetim në portalin e-albania.

Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Edi Rama shpjegoi me një postim në Facebook se si sipërmarrësit mund të marrin vërtetim në e-albania nëse biznesi i tyre është në listen e aktiviteteve të lejuara për t’u hapur.

Për të marrë vërtetimin, sipërmarrësi duhet të hyjë në portalin e-albania, të identifikohet në llogarinë e biznesit përmes Nipt-it dhe më pas të përzgjedhë shërbimin “vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Më tej sipërmarrësi duhet të klikojë në “Përdor” nga ku faqja do t’i komunikojë nëse lejohet apo jo të hapë aktivitetin.

Nëse po, duke klikuar në “Dërgo” vërtetimi do të dërgohet në e-mail-in e regjistruar në tatime si kontakt i sipërmarrësit.

Ky e-mail duhet të jetë më pas i printuar, ose i paraqitshëm ndaj autoriteteve kontrolluese.

Të shtunën qeveria publikoi një listë me aktivitete të cilat Ministria e Shëndetësisë ka gjykuar se mund të lejohen të rifillojnë punën.

Krahas listimit të aktiviteteve që mund të rihapen, Ministria ka kërkuar që ato të zbatojnë një protokoll të sigurisë sanitare, ku kërkohet me patjetër të ketë: distancë fizike mes punonjësve dhe klientëve, higjienizues duarsh, letër pastrimi ose peshqirë, doreza, maska. Për të lexuar udhëzimin e plotë klikoni këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0