Si ky sipërmarrës-rreper po ndryshon Bronx-in?

Si ky sipërmarrës-rreper po ndryshon Bronx-in?


Rreperi legjendar Styles P, u rrit pa mundësinë për të zgjedhur një ushqim të shëndetshëm. Për të qënë të sinqertë, ai nuk kishte interes.

Jeta në rrugë, ku ai shëtitit botën së bashku me P. Diddy dhe DMX, nuk e ndihmoi.

‘’Si një artist hip hopi në vitet 90, dieta ime ishte e tmerrshme’’ tha Styles P. ‘’Vetëm fast food, pica, pulë të skuqur, ëmbëlsira dhe produkte me kolesterol të lartë.

Sot, Styles P, i lindur me emrin e vërtetë David Styles, ka ndërruar faqe dhe ka krijuar një zinxhir me dyqane lëngjesh, të cilat po ndryshojnë mënyrën e ushqimit urban. Në këto komunitete jo të avantazhuara, produktet për të cilat kanë nevojë njerëzit janë shpesh të pamundura për tu gjetur me cmime të përballueshme.

Juices for Life, i cili ndodhet në zonën e Bronxit, në Castle Hill, vetëm 2 blloqe larg nga ku ka jetuar Jennifer Lopez, gjendet në një rrugë të pikturuar me grafite në pjesën e jashtme të një dyqani ushqimor. Brenda, ka postera të ushtrisë amerikane, të tjera që promovojnë një berber të zonës dhe një biznes real estate. Dyqani është duke u bërë shumë shpejt një pikë me rëndësi për komunitetin.

‘’Shpesh blen një lëng dhe aty thuhet se ka 20 perqind lëng… Epo, cfarë është pjesa tjetër?’’ pyet Styles P i habitur. Gjithsesi ai nuk e ka lënë ende botën e rrepit tërësisht pas. Ai mban në qafë një varëse floriri me shkrimin Juices for Life. ‘Ne po krijojmë një market për shëndetin’.

Juices for Life, ofron disa shije dhe kombinime shumë më interesante se të zakonshmet. Klientët mund të gjejnë spinaq, dardhë, ananas, papaja, luleshtrydhe e shumë të tjera.

‘’Nuk është thjesht një dyqan, është një kulturë’’, shprehet një klient i cili po shijonte një smoothie. Në fakt, kultura dhe mendësia së bashku me mundësinë për tu edukuar, mund të jetë një pengesë në lagje si Castle Hill.

‘Kaq shumë komunitete kanë një mundësi shumë të pakët zgjedhjeje dhe nuk kanë dijeni për këtë’’, thotë Styles P.’’Mendoja se ‘organike’ ishte një fjalë e huaj’.

Rreth 23.5 milione njerez, jetojnë në shkretëtira ushqimore dhe më shumë se gjysma e tyre kanë gjithashtu të ardhura të pamjaftueshme.

‘Është qesharake që fëmijet të ecin për 10 apo 20 blloqe dhe të mos kenë asnjë opsion të shëndetshëm’’ thotë Styles P, i cili tani predikon rëndësinë e të pasurit të një ushqyerje të shëndetshme. ‘Do të marrësh ndonjë sëmundje nëse nuk ke asgjë përvec se pulë të skuqur në trup’’.

Fakti që sipërmarrja e Styles P po përmirëson komunitetin ku nuk mungojnë vetëm dyqanet e pijeve alkoolike dhe ato fast food, njihet tashmë shumë mirë. “Praktikisht kjo ka ndryshuar krejt komunitetin’’, thotë një klient i cili punon si roje sigurie dhe instruktor palestre.

Juices for Life duket se ka krijuar gjithashtu një reaksion zinxhir. Shumë dyqane ushqimesh dhe lokale të zonës, janë tashmë duke ofruar sallata dhe smoothie. Styles P mbanin meritën e të krijuarit të një konkurrence të shëndetshme në zonë.

Përtej kësaj, Juices for Life është bërë një pikë takimi për komunitetet.

Në më pak se një ditë , në dyqanin në Castle Hill njerëz nga të gjitha kategoritë gjenden së bashku: një burre i cili merret me cështjet e autizmit, një punonjës treni, një sipërmarrës, një polic, një grua e cila mbledh të dhëna për qeverinë, e kështu me rradhë. Një miks njerëzish, me ‘kapuca’ dhe me ‘’kostume’’.

Styles P ka krijuar një vend i i cili bën një shkrirje të vertetë racash, etnie, feje dhe klase duke vënë në jetë kështu moton e tij “Dashuria është dashuri”. Inspirimi i rreperave vjen nga muzika dhe ai vlerëson fuqinë e hip hopit për të bashkuar njerëzit.

“Ky është brandi i parë i shëndetshëm i hip hopit,” thotë ai.

Kur nuk është duke u marrë me angazhimet e tij, Styles P reflekton mbi statusin e tij si një personazh dhe sipermarrës i njohur. “Nuk jam aspak afër të qenit aty ku dua  në jetë,’’ thotë ai,” por jam mirënjohës për gjithcka kam arritur’’.

Burimi: Entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0