Si i ka menduar Nasa "Menutë e ushqimeve në Mars për tre vaktet" - Business Magazine Albania

Si i ka menduar Nasa “Menutë e ushqimeve në Mars për tre vaktet”

NASA dhe Agjencia Kineze e Hapësirës po mendojnë të dërgojnë astronautët e tyre në Mars brenda dy dekadave të ardhshme dhe po bëjnë gjithashtu planet se me çfarë do t’i ushqejnë ata. Një udhëtim vajtje-ardhje deri në Mars zgjat më shumë se një vit, kështu që rezervat ushqimore duhet të jenë të mëdha. Për të transportuar një kilogram material nga Toka në hapësirë duhen rreth 10 mijë dollarë.

Komuniteti që do të jetonte në Mars do të ishte i ekspozuar ndaj rrezatimit dhe temperaturave që arrijnë deri në 104 gradë celsius. Evan Fraser, drejtor i Institutit Ushqimor në Universitetin “Guelph”, Kanda dhe Lenore Newman, drejtore e Institutit Bujqësor në Universitetin “Vraser Valley”, Kanada, autorë të librit “Darka në Mars”, shpalosin idetë e tyre për vaktet ushqimore:

Marsiani nga Toka do ta niste mëngjesin me një çokollatë me shumë proteina dhe një filxhan kafe. Kafeja në Mars do të ishte njëlloj si ajo në Tokë. Por çokollata do të ishte e përbërë nga alga të rritura në vaska uji, që përftohet nga shkrirja e akullnajave të planetit të kuq. Algat do të duhet të fertilizohen me minerale që gjenden në Mars, për të nxjerrë një produkt të ngjashëm me spirulinën, ushqimin e preferuar të astronautëve.

Sallatë me perime të rritura falë shfrytëzimit maksimal të rrezeve të diellit, sigurisht në “ferma” nëntokësore të mbrojtura nga rrezatimi i tepruar. Pjata do të shoqërohej me një milkshake, të mbushur me qumësht dhe proteina të krijuara nga mikroorganizmat që do të rriteshin në vaskat e ujit, bashkë me algat.

Perimet dhe manaferrat do të prodhoheshin në “fermat vertikale”, ndërsa arrat, avokadot dhe rrushi për verën vijnë nga pemët dhe vreshtat që do të mbilleshin në serrat e ngritura në zona të ndryshme të planetit, për t’i përafruar me klimën tokësore.

Salmoni do të prodhohej nga qelizat staminale të marra nga laboratorët në Tokë, por duke qenë se nuk mund të kultivohej peshku, praktikisht do të prodhoheshin llokma të gatshme për t’u ngrënë.Dy studiuesit kanë menduar që marsiani i ri të konsumojë topa proteine të skuqura dhe pije me gaz, ose vodka të bërë nga patatja. chemistry

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0