Si është subjekti i emailit të mbërritur nga mashtruesit?! - Business Magazine Albania

Si është subjekti i emailit të mbërritur nga mashtruesit?!

subjekti i emailit

Sipas të dhënave të paraqitura nga Atlas VPN, 67% e mashtruesve e lënë bosh linjën “subjekt” në emaile me qëllim të keq. Lënia bosh e subjektit është një flamur i kuq për ju, pasi  identifikoni një email që po ju “peshkon”.

Raporti tregon se:

  • 67% e mashtruesve e lënë bosh linjën “subjekt” në emailet me qëllim të keq.
  • Rreth 9% e sulmuesve do të shkruanin “Raporti i dorëzimit” në rreshtin e subjektit të emaileve të phishing.
  • Pothuajse 6% e mashtruesve të postës elektronike fusin si temë “Kërkesë për Propozim Biznesi”.
  • 4% shkruajnë në subjekt thjeshtë: “Kërkesë”.

Lexo: Platforma më e madhe e kriptove në botë po pushon një të pestën e punonjësve pas parashikimeve për recesion

4% të tjerë shkruajnë “Mbledhje” në mënyrë që të afrohen me viktimat e tyre.

Raporti vëren se pak më pak janë ata që shkruajnë në subjektin e emailit: Ju keni një mesazh të ri audio.

Teknika e “gjuetisë” e përdorur këtu, është e gjitha për t’ju nxitur të klikoni në emaili apo në linkun e dërguar, pa u menduar shumë. Disa tema u drejtohen punonjësve nëpër biznese, të cilët vërtetë mund të kenë takime, apo kërkesa biznesi në inboxet e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0