Si do të jetë kamera e re GoPro Hero 5 ? - Business Magazine Albania

Si do të jetë kamera e re GoPro Hero 5 ?


Në një blog japonez të quajtur Nokishita, janë postuar disa imazhe që paraqesin kamerën e re të GoPro, Hero 5. Nga fotot dallohet që ajo ka një logo GoPro në pjesën e prapme dhe përmasat 62mm x 44.6mm x 32.7mm, më të mëdha se ato që kishte Hero 4 ( 59 x 41 x 30mm).

Në foto paraqitet gjithashtu një mbajtëse për kamerën që mendohet të jetë e papërshkueshme nga uji dhe që lejon përdorimin e saj në thellësi të mëdha ujore. Një diferencë e dukshme me modelin e vjetër është heqja e butonit në pjesën e përparme. Butoni i ndezjes do të jetë sipër dhe mendohet se ky ndryshim do ta bëjë më të lehtë përdorimin e kamerës.

CEO i GoPro, Nick Woodman, tha se arsyeja pse është përdorur vetëm një buton në Hero4 dhe Hero 5, është se përdoruesve nuk u dukej shumë praktike vendosja e tre të tillëve në pjesën e përparme.

Si-do-të-jetë-kamera-e-re-GoPro-Hero-5-business-mag

Disa nga cilësitë që ofron kamera e re janë:
– rezistente ndaj ujit
– lidhës USB
– rezolucion : 4K @ 30 fps, 2.7K @ 60 fps, 1440 @ 80 fps, 1080 @ 120 fps, 960 @ 120 fps
– kamera 12 MP
– kontroll manual audio
– pajisur me GPS
– opsion për kontrollin e shpejtësisë së shkrepjes
– kontroll zanor për ndjezjen dhe fikjen
– stabilizator video .. etj.

Megjithatë, kompania nuk ka komentuar akoma asgjë zyrtarisht në lidhje me Hero 5.

Burimi: gazetaexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0