Greenposta tashmë ka bërë një hapa drejt zhvillimit teknologjik, duke ofruar për shitësit online “Fulfillment Center”, ku magazinohen, paketohen dhe shpërndahen pakot tuaja.
Ky model inovativ është i ngjashëm me atë të Amazon ku ju fokusoheni në marketingun dhe zhvillimin e biznesit tuaj online e ndërsa ne kujdesemi për pjesën operacionale.
Stafi ynë i kualifikuar, i mbështetur nga sistemi inovativ i mbajtjes së inventarit, do të procesojë porositë tuaja që nga faza e marrjes së produkteve në magazinë, magazinimit, paketimit dhe shpërndarjes.
Falë zhvillimit inovativ sistemi i gjurmimit të dërgesave i Greenposta integrohet me e-commerce tuaj duke automatizuar regjistrimin dhe gjurmimin e porosisë nga blerësi.
Lexo: Shërbimi postar në Shqipëri
Fale këtij zinxhiri lidhës për proceset e shitjes online, Greenposta bëhet shërbimi i parë postar në Shqipëri e cila ofron zgjidhje të mençura për zhvillimin dhe përshkallëzimin e biznesit tuaj online.
Ju tashmë mund të merrni me qera hapsirë në magazinën tonë sipas nevojave tuaja duke filluar nga 990L/muaj per m3.
Sapo klienti juaj porosit, produktet paketohen direkt nga stafi ynë i magazinës duke e bërë pakon të gatshme menjëherë për dorëzim.
Kjo alternativë përgjysmon kohën e dorëzimit të pakove në qytetin e Tiranës në një mesatare dorëzimi 1.5h nga 3h që Greenposta ka arritur tashmë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto