Shumë nga punonjësit kryesor kanë lënë Apple, por kompania është ende në këmbë

Shumë nga punonjësit kryesor kanë lënë Apple, por kompania është ende në këmbë


Sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më të njëjta mbeten.

A është largimi i punonjësve një sinjal negativ për kompaninë?

Këtë herë nga kompania e madhe Apple është larguar një figurë kryesore, Jony Ive Drejtor i Dizajnit në Apple. Disa mendojnë se Ive është personifikimi i një Apple që ka krijuar një standard shumë të lartë dhe cilësor, në formë dhe funksion. Të tjerë shqetësohen se ndoshta kompania nuk do të jetë në gjendje të krijojë pajisje aq të rafinuara pa të.

Apple ka humbur shumë punonjës të rëndësishëm dhe më herët. Edhe pse profili i Ive është ai më i larti, arsyet e largimit janë të njëjta me pjesën tjetër.

“Pas gati 30 vjetësh dhe projekte pafund, unë jam krenar për punën afatgjatë që kemi bërë si ekip dizajni, procesin dhe kulturën në Apple, që është e vetme në llojin e saj,” tha Ive në një deklaratë të publikuar nga Apple. “Sot, jemi më të fortë dhe më të talentuar në gjithë historinë e Apple”.

Apple do të vazhdojë të përfitojë nga talentet e Jony-it duke punuar drejtëpërdrejt me të në projekte ekskluzive dhe përmes punës së vazhdueshme me ekipin e shkëlqyer dhe të talentuar që ai ka krijuar brenda kompanisë.

“Pas kaq shumë vitesh punë së bashku, unë jam i lumtur që marrëdhënia jonë vazhdon të zhvillohet dhe kërkojë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe në të ardhmen”, tha CEO i Apple Tim Cook.

Në vitin 1990, Apple ishte klient i Tangerine dhe Ive, një punonjës i Tangerine, punonte me dizajnet për Power Book-un e Apple. Ive e la Tangerine dhe iu bashkua Apple në vitin 1992 dhe punoi për gjeneratën e dytë Newton dhe MessagePad 110. Disa vite më vonë, Ive u bë drejtues i ekipit të dizajnit në Apple dhe krijoi një seri me dizajne ikonë si iMac, iPod dhe super hiti iPhone.

Ive ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta gjatë karrierës së tij, por sot ai synon të krijojë kompaninë e tij, ku mendohet se Apple do të jetë një nga klientët e parë.

/MacWorld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0