Shtohen masat lehtësuese: hiqen autorizimet, hapen lokalet

Shtohen masat lehtësuese: hiqen autorizimet, hapen lokalet, zgjerohet orari i lëvizjeve

masat lehtësuese

Nga dita e sotme do të fillojnë të zbatohen masat më të mëdha lehtësuese që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në vendin tonë.

Në qytetet, që janë zona të gjelbra do të hiqen të gjitha kufizimet e fashave të orareve, ndërsa në zonat e kuqe, lëvizja është zgjeruar deri në orën 21:00.

Krahas kësaj, nga sot janë hequr në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës, ndërsa fundjava do të jetë përsëri pa makina. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar nga java e shkuar është ndalimi i hyrje-daljeve nga zonat e kuqe.

Lexoni: Panairi i Parë Virtual: Studio, Puno dhe Jeto në Kanda

E hëna e sotme sjell edhe rihapjen e të gjitha bizneseve në vend, duke përjashtuar qendrat argëtuese, palestrat dhe transportin publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0