Shtetet më "dembele" në botë sa i përket aktivitetit fizik! - Business Magazine Albania

Shtetet më “dembele” në botë sa i përket aktivitetit fizik!

Shtetet më "dembele" në botë sa i përket aktivitetit fizik!

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 2.5 orë aktivitet të moderuar ose 1.25 orë aktivitet intensiv çdo javë. Çfarë llogaritet si aktivitet i moderuar dhe intensiv? Një rregull i mirë praktik është kontrolli i rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes. Nëse mund të flisni, por jo të këndoni gjatë kryerjes së aktivitetit (ecje, ecje në natyrë), atëherë ky është një nivel i moderuar i ushtrimeve. Vrapimi dhe sportet konsiderohen si aktivitete intensive.

Duke përdorur të dhënat më të fundit nga një studim i publikuar nga The Lancet Global Health në vitin 2024, platforma Visual Capitalist ka renditur vendet sipas pjesës së popullsisë së tyre, që nuk përmbushin kërkesat minimale të aktivitetit fizik. Në krye të listës, dy të tretat e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe nuk përmbushin nivelin minimal të aktivitetit fizik. Vendi ka nivelin më të lartë nga çdo vend në studim. Vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë me aktivitet fizik të pamjaftueshëm:

1. Emiratet e Bashkuara Arabe – 66%
2. Kuvajti – 63%
3. Kuba – 61%
4. Libani – 59%
5. Koreja e Jugut – 58%
6. Panama – 58%
7. Katari – 54%
8. Iraku – 52%
9. Portugalia – 52%
10. Arabia Saudite – 52%

Lexo edhe:Çfarë i ndodh trupit dhe mendjes gjatë një maratone?
Lindja e Mesme dhe Azia Perëndimore dhe Jugore janë zona ku rreth gjysma e popullsisë nuk ushtrohet mjaftueshëm. Nga ana tjetër, vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore janë pak më mirë kur bëhet fjalë për aktivitetin fizik. Është interesante që Japonia  e njohur për jetëgjatësinë  teknikisht nuk ushtrohet mjaftueshëm sipas udhëzimeve të specifikuara. Megjithatë, japonezët janë gjithashtu të njohur për qytetet me hapësira të shumta për të ecur dhe dietën ushqimore të shkëlqyer, të dyja pika në favor të tyre. Ndërkohë, shumica e njerëzve në Europë dhe Afrikë i plotësojnë kërkesat. Duke ndjekur tendencën e përgjithshme në Europë, Shqipëria renditet e 107-ta nga 197 vende të analizuara, me vetëm 24% të popullsisë që nuk ushtrohet mjaftueshëm. Afrika Subsahariane në veçanti është shumë aktive, por këtu luajnë rol edhe arsyet ekonomike: një pjesë më e madhe e popullsisë në vendet më të varfra shpesh punësohet në bujqësi për mbijetesë ose në punë manuale.

VisualCapitalist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0