Shqiptarja që zhvillon biznes në Kuvajt dhe synon shumë shpejt edhe Shqipërinë - Business Magazine Albania

Shqiptarja që zhvillon biznes në Kuvajt dhe synon shumë shpejt edhe Shqipërinë

Pamela Medha ka studiuar biznes dhe vitet e fundit ajo ka ngritur një sipërmarrje në një treg pak të njohur për ne shqiptarët. Vala është sipërmarrja e saj në Kuvajt, ku ka marrë ekskluzivitetin e disa produkteve kozmetike koreane. Pamela po studion tregun dhe po punon të sjellë të njëjtat marka dhe të njëjtin model biznesi edhe në Shqipëri. Ndiqni intervistën e zhvilluar për Businessmag.al.

Ju keni një sipërmarrje në Kuvajt. A mund të na thoni cila është përvoja juaj në një vend të pa eksploruar për shqiptarët? 

Kuvajti është një vend shumë mikpritës dhe bujar. Në rastin tim, kam patur një përvojë  mjaft pozitive. Kam ardhur këtu në moshën 26 vjeç, pas disa përvojave të punës në Shqipëri dhe Gjermani. Në sipërmarrje kam qenë gjithmonë e angazhuar në biznesin e familjes. Si e diplomuar për bizines, jam shumë e kënaqur për frymën e sipërmarrjes në Kuvajt. Këtu nuk ka taksta, përveç se 5% tatim doganor. Gjithashtu, ka shumë ndihma financiare nga bankat. Këtu ka shumë mbështetje për sektorin privat dhe sidomos për gratë. Nuk është e lehtë të gjesh partnerin e duhur në biznesi dhe këtu nuk hap dot kompani pa një partner vendas. Unë jam shumë e lumtur që shoqja ime kuvajtjane pranoi të më ndihmonte në këtë nismë dhe deri tani ka shkuar shumë mirë.

Si po e zhvilloni biznesin aty?

Biznesi që zhvilloj është një trend mjaft i kërkuar këtu, si dhe në vendet e tjera të lindjes së mesme. Gjithashtu, në të gjithë botën, kozmetika koreane po lë mbrapa shumë vende të tjera, siç janë Japonia, Franca etj. Për sa i përket visionit dhe misionit të kompanisë tonë, fokusohemi tek përpërësit e shëndetshëm, firma të certifikuara si dhe paketimet ekologjike. Ne jemi distributor dhe shitës të firmës SUNTIQUE, një brand që fokusohet në mbrojtjen kundra diellit. Ky brand është tashmë në SEPHORA në KORE. Gjithashtu, në Kuvajt në shumicën e dyqaneve online dhe offline si p.sh BOUTIQAAT, TALABAT, TROLLEY, TATAYAB etj. Kemi në plan të marrim ekskluzivitetin e disa firmave të tjera koreane për shtetin e Kuvajtit.

Si keni menduar ta zhvilloni këtë nismë edhe në tregun shqiptar?

Mendojmë të hapim një filial në Shqipëri, gjithësesi akoma nuk e kemi finalizuar strukturën e biznesit. Në çdo rast, do të jetë e njëjta formule si kjo në Kuvajt. Pra, VALA është kompania, e cila ka dyqanin e saj në www.vala.shop, ndërkohë që është distributor i brandeve të ndryshme. Kur themi distributor, do të thotë që ne kemi marrëveshje me firmat korenane për ekskluzivitet në Kuvajt dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në Shqipëri. Çdo gjë është online tek dyqani ynë, ndërkohë distribucioni shpërndahet në pika: si farmaci, hipermarkete dhe dyqane kozmetike.

Ju e keni themeluar sipërmarrjen në periudhën e Covidit, çfarë premton kjo sipërmarrje?

Idea lindi në 2020, kur këtu kishte lockdown. Ishim një grup miqsh në një shtëpi private dhe nuk mundeshim të lëviznim, përveçse në ambientet e oborrit të shtëpisë. Ka qenë dhjetor dhe i nisa një mesazh kontaktit tim korean, të cilin e njoha në një udhëtim biznesi në Egjipt. Ai me lidhi me zonjën, e cila merret me kozmetikë tek organizata KEDA (Korea Egypt Development Agency – NGO) drejtuar nga kontakti im. Duke qenë se gjatë COVID unë po blija online tek BOUTIQAAT, që është klienti im tashmë, mendova se në Kuvajt mungon produkti cilësor korean për mbrojtjen ndaj diellit. Arrita të zgjedh 2 marka dhe bëra marrëveshje ekskluziviteti me to. Më pas i certifikova ato produkte në ministri të shëndetësisë dhe filluam t’i shpërndajmë në 2022 në tregun kuvajtjan. Deri tani kemi pasur sukses dhe urojmë të zgjerohemi.

Pandemia nxiti shumë ecommerce. A ishte kështu edhe për ju?

Pandemia ishte arsyeja kryesore për mua, duke qenë se kisha shumë kohë të lirë për të menduar dhe bërë planin e biznesit VALA. Gjithashtu, blija shumë online, si mënyra e vetme për të blerë ushqimet apo kozmetikën gjatë asaj periudhe. Pavarësisht të gjithave, unë jam një person shumë “entrepreneurial”. Edhe më parë kam tentuar hapjen e një biznesi, por pas 5 muajsh ndodhi COVID dhe nuk munda. Kam qenë gjithmonë në kërkim të idesë dhe planit më të favorshëm të biznesit. Falë shumë arsyesh, koha ideale për mua ishte COVID dhe Post COVID.

Produktet koreane të kozmetikës janë gati një trend. Çfarë do të sillni konkretisht në tregun shqiptar dhe ndoshta edhe në Ballkan?

Tani është një trend për Green Korean Beauty, që ka të bëjë me përbërësit natyralë dhe trajtimin e fytyrës më shumë se sa mbulimin me make up. Kremi kundra diellit është mjaft i rëndësishëm në rutinën tonë të përditshme dhe duhet të përdoret, ashtu sikurse është larja e dhëmbëve. Nëse nuk keni krem fytyre, patjetër duhet të paktën të përdorni krem kundra diellit. Kremrat që kemi ne janë për përditë dhe kanë shumë ushqyes dhe vitamina. Pra, nuk janë thjesht sezonale, përkundrazi janë për çdo ditë, para se të dalësh nga shtëpia. Nëse nuk do të shkosh në klinika për fillera apo ndërhyrje, atëherë duhet të kujdesesh për lëkurën. Nëse do të jesh i shëndetshëm dhe i kënaqur me veten duhet përkujdesje. VALA nuk është kundër plakjes, por pro përmirësimit të dukjes dhe shëndetit (sepse dielli është mjaft toksik nëse nuk merr masa). Një tjetër trend është VEGAN beauty, ku ne kemi shumë produkte vegane (cruelty free). Për ne kanë shumë rëndësi certifikimet dhe prurjet e fundit në skin care, sikurse fokusi në kujdesin kundra diellit si bazë e mirëmbajtes së lëkurës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0