Shqiptarja e parë e Google, Jonika Hoomes do të sjellë eksperiencën e saj në PowerToHR - Business Magazine Albania

Shqiptarja e parë e Google, Jonika Hoomes do të sjellë eksperiencën e saj në PowerToHR

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Silicon Valley në Prishtinë: Jonika Hoomes, punonjësja e parë shqiptare e Google, vjen në PowerToHR më 6 dhe 7 maj.

Ajo është folësja e parë globale e prezantuar nga samiti global PowerToHR. Me 19 vite përvojë në ndërtimin e partneriteteve globale, zhvillimin e bizneseve me vlerë miliardëshe dhe udhëheqjen e ekipeve strategjike në Ads, Android, Developers dhe Cloud, Jonika sjell eksperiencën e saj unike drejtpërdrejt tek profesionistët shqiptarë dhe të rajonit, duke treguar se talenti ynë mund të ketë ndikim në skenën më të madhe globale.

Lexo edhe: PowerToHR – 2 ditë, 100+ mënyra për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj

Sot, si themeluese e Integralis Leadership, Jonika ndihmon ekzekutivët të rriten profesionalisht, të udhëheqin me guxim dhe të menaxhojnë tranzicione të sfiduara me ndikim të lartë. Pjesëmarrja e saj në PowerToHRnuk është thjesht një sesion – është dëshmi se profesionistët shqiptarë mund të jenë pjesë e skenës më të rëndësishme globale dhe një mundësi e rrallë për të mësuar drejtpërdrejt nga dikush që ka vepruar në këtë nivel për dy dekada.

PowerToHRështë samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani. Me dy ditë dhe mbi 100 sesione interaktive, ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe globalë, rrjetëzim profesional dhe eksplorim të temave kyçe të punës moderne. Biletën për këtë samit mund  ta siguroni këtu: https://www.powertohr.com/ticket 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0