Shqiptari Daniel Vataj siguron $3.55 milion për të riformuar komunikimin digjital - Business Magazine Albania

Shqiptari Daniel Vataj siguron $3.55 milion për të riformuar komunikimin digjital

Shqiptari Daniel Vataj siguron $3.55 milion për të riformuar komunikimin digjital

Startup-i i themeluar nga shqiptari Daniel Vataj siguron 3.55 milionë dollarë financim për të modernizuar infrastrukturën globale të mesazheve A2P me startupin e tij Sent.

Startup-i me bazë në Nju Jork, Sent, i themeluar nga sipërmarrësi shqiptar Daniel Vataj, ka siguruar 3.55 milionë dollarë në raundin fillestar të financimit (Seed), me një vlerësim prej 18.5 milionë dollarësh. Qëllimi i kompanisë është të revolucionarizojë infrastrukturën e mesazheve A2P (Application-to-Person), përmes një API universal që mbulon SMS, WhatsApp dhe iMessage, duke integruar aftësi të avancuara si routim inteligjent, media të pasura dhe gjurmim të dorëzimit në kohë reale.

Lexo edhe:Një shqiptar në drejtim të komunës Wylie, Texas – Gino Mulliqi emërohet nënkryetar

Ky raund financimi u drejtua nga Companyon Ventures, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe emra të njohur si Bessemer Venture Partners, Urban Innovation Fund, CP Overture, dhe Bulletpitch+.

Veçanërisht interesante është pjesëmarrja e Bessemer Venture Partners, që rikthehet në këtë fushë duke mbyllur një “rreth të plotë” – pasi ishte pikërisht kjo firmë që udhëhoqi raundin fillestar të Twilio në vitin 2009, një prej historive më të suksesshme në botën e komunikimit dixhital.

Sent synon të thjeshtojë mënyrën se si bizneset ndërveprojnë me klientët e tyre nëpërmjet platformave të ndryshme të mesazheve, duke ofruar një zgjidhje të vetme, efikase dhe të lehtë për t’u integruar.

Ky financim pritet të ndihmojë Sent në zgjerimin e ekipit teknik, zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë dhe zgjerimin e pranisë së kompanisë në tregjet ndërkombëtare.

atlantiku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0