Shqiptarët, të dytët në numër që dëbohen më së shumti nga Zvicra! - Business Magazine Albania

Shqiptarët, të dytët në numër që dëbohen më së shumti nga Zvicra!

Shqiptarët, të dytët në numër që dëbohen më së shumti nga Zvicra!

Zvicra ka publikuar për herë të dytë statistikat zyrtare mbi numrin e të huajve që kanë shkelur ligjin dhe janë dëbuar nga vendi. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gjatë vitit 2024 janë urdhëruar 2446 dëbime nga Zvicra.

Deri në mesin e vitit 2025, 69% e tyre e kanë lëshuar Zvicrën, dhe autoritetet presin që kjo përqindje të rritet. Gjatë vitit 2023 ishin regjistruar 2250 urdhra dëbimi, prej të cilëve rreth 73% ishin larguar deri në mesin e vitit 2024, njofton gazeta zvicerane “Blick”.

Lexo edhe: Masat e BSH nuk e ndalojnë dot kredinë për shtëpi, u rrit me 35% për tetorin

Statistika e re tregon edhe origjinën e personave të dëbuar. Shqipëria renditet e dyta në listë, me 11,5% të të gjitha dëbimeve të ekzekutueshme, menjëherë pas Algjerisë (14%). Pas Shqipërisë renditen Rumania (9,6%), Franca (6,4%) dhe Maroku (5,8%). Shumica e të dëburave janë të moshës 25-34 vjeç, ndërsa vetëm 7% e të dëbuarve janë gra.

SEM ka publikuar gjithashtu të dhëna mbi ndalimet e hyrjes në Zvicër. Në vitin 2024 janë vendosur 10’146 ndalime hyrjeje, kryesisht ndaj burrave (83%). Kombësitë më të prekura janë Algjeria (837 raste), Siria (786), Maroku (708), Turqia (700) dhe Afganistani (554).

swissinfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0