Shqiptaret s’i tremben krizes - Business Magazine Albania

Shqiptaret s’i tremben krizes


 

Qe pas vitit 2008, kriza ka perkeqesuar thuajse te gjithe treguesit e ekonomise shqiptare. Rritja ekonomike ka rene me disa here, borxhi publik eshte zgjeruar me ritme te shpejta, ndersa bilancet e biznesit dhe familjareve jane tronditur.

Serish, me gjithe pasigurite e larta dhe ndrydhjen e besimit te privateve, te dhenat deshmojne se ka nje tregues, i cili jo vetem qe i ka rezistuar viteve te veshtira te krizes, por ka patur nje ecuri rekord. Kjo eshte iniciativa e shqiptareve per biznes.

Sipas Instat, ne fund te vitit te kaluar Shqiperia numeronte mbi 111 mije biznese aktive ne total. Te dhenat tregojne se me shume se gjysma e tyre, ose mbi 56 mije jane krijuar pas vitit 2008.

Sipas Instat, pothuajse gjate gjithe viteve te krizes, norma e lindjes se bizneseve te reja, ka qene ne nivelet me te larta historike. Madje dukshem me te larta edhe se sa ato te para vitit 2008, kur ekonomia ishte ne gjendje shume me te mire.

Nje rezultat ne dukje suprize pas te cilit mund te kete nje sere shkaqesh. Por mbi te gjitha nevoja. Pas vitit 2008, burimet kryesore te te ardhurave per nje pjese te madhe te familjeve jane goditur.

Dergesat nga jashte kane rene me ritme te shpejta, ndersa te ardhurat nga punesimi thuajse kane ngrire per shkak te renies se pagave, por edhe rritjes se papunesise.

Ne keto kushte, per shume familje, hapja e nje biznesi te vogel mund te jete shnderruar ne mundesine e vetme per te patur nje burim te ardhurash. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0