Shqiptarët në raport me shitblerjet online

Shqiptarët në raport me shitblerjet online


Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë, të gjithë mund të kenë akses në tregun online. Shumë njerëz preferojnë të shmangin blerjet fizike, duke kursyer kohë dhe energji. Kjo për shkak se produktet online janë vetëm një klikim larg. Mjafton të futesh tek website-t apo rrjetet sociale të bizneseve që ofrojnë produkte/shërbime. Mjafton të shkruash të dhënat personale, adresën, të bësh pagesën dhe produkti do të vijë tek dera e shtëpisë suaj, brenda pak ditësh.

Bizneset online janë kthyer në një trend shitblerjesh, sepse ofrojnë lehtësi në veprim dhe përdorim. Këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët, të cilët porosisin online brenda dhe jashtë vendit, produkte nga më të ndryshmet. Nuk ka rëndësi ku ndodhesh fizikisht, për t’u futur në tregun online sepse ligji digjital thotë: “S’ka rëndësi ku je, mjafton të duash të punosh”.

Lexo këtu: 6 këshilla për blerjet online

Është e vërtetë që shitblerjet online shkurtojnë kohën dhe distancën gjeografike, por ka ende disa pika skeptike lidhur me to.

Produktet mund të mos vijnë sipas cilësisë së pretenduar, ndodhin vonesa në transportim dhe ai çka mbetet shqetësimi kryesor është mashtrimi në pagesa. Për të parë sesi qëndrojnë shqiptarët në raport me blerjet online Business Magazine Albania po zhvillon një anketë. Rezulatet e studimit do të paraqiten në një artikull të veçantë. Linkun për të plotësuar anketën e gjeni duke klikuar këtu: anketa për blerjet online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0