Shqipful, sipërmarrja ambasadore e identitetit shqiptar - Business Magazine Albania

Shqipful, sipërmarrja ambasadore e identitetit shqiptar

Shqipful

Alban Selami dhe bashkëshortja e tij, po çojnë përpara një sipërmarrje shqiptare, jo vetëm në kapital dhe drejtim, por edhe në produkte. Veshjet dhe aksesorët e dizenjuar nga shqiptarë sjellin në formë të rafinuar një pjesë të historisë dhe traditës shqiptare, duke prekur kështu një nga pikat më të dobëta të konsumatorit shqiptar të diasporës, atdheun. 

Ne kemi zhvilluar një intervistë me Albanin për rrugëtimin me biznesin e tij.

Si lindi ideja e këtij biznesi? A mund të ndani një moment specifik, pasi sigurisht shumë shqiptarë duan të blejnë produkte me simbolet shqiptare.

Shqipful u themelua në vitin 2018 gjatë periudhës kur jetoja në Tiranë. Përpara se të flas si lindi ideja për Shqipful dua t’ju tregoj ngjarjet, të cilat më çojnë tek krijimi i Shqipful.

Familja ime emigroi në shtetin e Virginias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001 kur isha 13 vjeç. Pas studimeve dhe disa “dështimeve” në biznes, në 2014 themelova AlbanFootball, dyqanin e parë online që tregtoi produktet origjinale te kombëtares shqiptare të futbollit për shqiptarët anembanë botës.

Pas suksesit në treg, në 2015 hapëm një degë në Tiranë dhe disa muaj më pas vendosa të kthehesha për të jetuar dhe për ta menaxhuar biznesin aty meqenëse Kampionati Europian i 2016-ës në Francë po afrohej dhe do ishte një moment i rëndësishëm për AlbanFootball. Gjatë kohës që jetova në Tiranë, pata mundësinë ta vizitoj Shqipërinë nga veriu në jug, Kosovë e Çamëri dhe rashë në dashuri me bukurinë, historinë dhe kulturën tonë. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0