"Shqipëria thërret!" - Promovimi i mundësive të Shqipërisë nga AIDA - Business Magazine Albania

“Shqipëria thërret!” – Promovimi i mundësive të Shqipërisë nga AIDA

“Një vend me potencial të jashtëzakonshëm, mundësi strategjike dhe horizonte të reja për rritje”, thekson AIDA(Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) duke ftuar të gjithë të shohin videon  “Investo në Shqipëri” dhe të zbulojnë pse gjithnjë e më shumë investitorët e huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për suksesin e tyre.

“Një tokë ku e ardhmja ndërtohet jo vetëm mbi numra dhe statistika, por mbi ëndrra dhe aspirata. Një vend që nuk ekziston thjesht në hartë, por që frymon me mundësi të pakufizuara. Përfytyrojeni veten këtu duke u zgjuar në një vend të pasur me thesaret e natyrës, ku lumenjtë rrjedhin përmes luginave të bukura dhe dielli mbulon me flakë ari fushat bujqësore që shtrihen pafund. Burimet natyrore të Shqipërisë janë të pasura dhe gati për të ushqyer ëndrrat dhe vizionet tuaja. Minerale, energji dhe toka pjellore, që presin të mbjellin suksesin tuaj”, thuhet në videon e AIDA-s.

Lexo edhe:AIDA mbyll me sukses nismën “Investors Support Days”

Duke ftuar investitorët të investojnë në Shqipëri, AIDA thekson në video se “këtu, rritja është e mirëpritur, dhe zhvillimi është një mundësi e përqafuar. Ekonomia është në zhvillim, tregjet po zgjerohen dhe zemra e vendit pulson me ambicie”.

“Shqipëria është në kryqëzimin ku kulturat dhe tregjet takohen. Nga këtu ju lidheni me Evropën, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria është një vend me shpirt, me një histori dhe energji që nuk resht kurrë. Portet që hapen në Adriatik dhe Mesdhe. Portat që drejtojnë biznesin tuaj në zemrën e kontinenteve, Shqipëria nuk është thjesht një vend, është një ritëm, një puls që ndjek rrjedhën e tregtisë globale”, thuhet në video.

Referuar statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjysmës së parë të këtij viti investimet e huaja direkte arritën në 749 milionë euro.

Ju ftojmë të shikoni videon “Investo ne Shqiperi” dhe të zbuloni pse gjithnjë e më shumë investitorët e huaj po zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për suksesin e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0